Të nderuar vellezer dhe motra
Festat tek popujt mund të kenë ngjyra të ndryshme; disa prej tyre kanë karakter dëfrimi dhe disa të tjera shërbejnë për të manifestuar imoralitetin, degjenerimin dhe shfrenimin. Festat flasin për popujt dhe bindjet e tyre fetare.
‘Kur Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, erdhi në Medinë, banorët e saj kishin dy ditë që i festonin dhea: “Ç’janë këto dy ditë?” Thanë: “Luanim në këto dy ditë në kohën e injorancës (para Islamit).” Atëherë Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, tha: “Allahu ua ka zëvendësuar me dy ditë më të mira se ato, dita e Kurban Bajramit dhe dita e Fitër Bajramit.’’
Fjalët e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, “Allahu ua ka zëvendësuar me dy ditë më të mira se ato”, nënkuptojnë zëvendësimin e asaj që ka qenë para Islamit në kohën e injorancës me dy festa të tjera, që kanë një kuptim tjetër, ku bashkohet ana shpirtërore dhe ajo materiale. Islami me një rregullore precize ndjek rrugën mesatare dhe përjashton çdo element negativ.
-Mos i ligjëso festat e paligjshme. Allahu është i hidhëruar nga veprime të tilla.
-Çdo popull ka festat e veta fetare, mos u pajto me festat krishtero-pagane.
-Festimi i festave të tyre është mëkat i madh.
-Nuk lejohet pjesëmarrja në mbrëmjet festive si dhe këmbimi i kartolinave, i mesazheve dhe i pakove të Baba Dimrit.