Disa zona në Evropën Perëndimore do të mund të shohin eklipsin e pjesshëm diellor më 4 janar- që do të jetë i pari për vitin 2011.
Ata që jetojnë në zonat më në veri, do të kenë pamjen më të mire.
Në rajonet në veri të Suedisë, pritet që të shihet pamja, ku katër e pesta e diellit do jetë e mbuluar nga hëna.
Sipas NASA-s, njerëzit në qytetet e mëdha evropiane si Londër, Paris, Amsterdam, Bruksel dhe Berlin do ta shohin dy të tretën ose tre të katërtën e eklipsit të diellit në mëngjes.
Njerëzit në Azinë Qendrore dhe në Lindjen e Mesme do të mund ta shohin eklipsin, por rajonet më në jug mund të shohin vetëm gjysmën e diellit të bllokuar nga hëna.