Gjykata supreme e Arabisë Saudite ka lajmëruar se Dita e Arafatit do të jetë të hënën, më 09 dhul-hixhe 1434.H., 14 tetor 2013, ndërsa Dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë të martën më 10 dhul-hixhe 1434.H., 15 tetor 2013.
Gjykata e supreme e Arabisë Saudite ka zhvilluar një takim në selinë e saj në Riad në natën e së shtunës 29 dhul- ka’de 1434.H. Në takimin është diskutuar për fillimin e muajit dhul-hixhe. Gjykata pas sesionit ka lëshuar këtë rezolutë:
Rezoluta nr (51/H) 01.12.1434. H / 29.11.2013.
Falënderimi i qoftë Allahut që është Një, mëshira dhe bekimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk më Pejgamber: duke u bazuar në daljen e hënës së re, dhe dëshminë e dëshmitarëve të besueshëm, Gjykata e Lartë ka përcaktuar që dita e diele të jetë dita e parë e muajit dhul-hixhe. Prandaj, dita e Arafatit do të jetë të hënën, më 09 dhul-hixhe 1434.H., që korrespondon me 14 tetor të vitit 2013. Ndërsa dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë të martën më 10 dhul-hixhe 1434 H, 15 tetor 2013.
Me këtë informatë, Gjykata Supreme kërkon nga gjithë muslimanët e botës t’i drejtohen me lutje Allahut xh.sh. që t’na na bashkojë në atë që Ai është i kënaqur dhe t’na pranoj veprat tona të mira, që t’na falë mëkatet tona, që haxhinjëve (vizitorëve të shtëpisë së Tij)t’ju lehtësojë kryerjen e obligimeve, që ta ndihmoj fenë e Tij, në mënyrë që fjala e Tij të jetë më e larta, sepse Ai, të Cilit i takojnë falënderimet, është Ai që i dëgjon të gjitha, dhe Ai që i përgjigjet lutjeve. Paqja e bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.