islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Dita e Arafatit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Dita e Arafatit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Dita e Arafatit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Dita e Arafatit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Dita e Arafatit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Dita e Arafatit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Dita e Arafatit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Dita e Arafatit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Dita e Arafatit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Dita e Arafatit EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Dita e Arafatit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Dita e Arafatit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Dita e Arafatit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Dita e Arafatit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Dita e Arafatit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Dita e Arafatit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Dita e Arafatit EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Dita e Arafatit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Dita e Arafatit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Dita e Arafatit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Dita e Arafatit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Dita e Arafatit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Dita e Arafatit EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Dita e Arafatit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Dita e Arafatit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Dita e Arafatit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Dita e Arafatit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Dita e Arafatit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Dita e Arafatit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Dita e Arafatit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Dita e Arafatit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Dita e Arafatit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Dita e Arafatit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Dita e Arafatit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Dita e Arafatit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Dita e Arafatit EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Dita e Arafatit EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Dita e Arafatit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Dita e Arafatit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Dita e Arafatit EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
70 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 70 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Dita e Arafatit Empty96%Dita e Arafatit Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Dita e Arafatit Empty0%Dita e Arafatit Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Dita e Arafatit Empty0%Dita e Arafatit Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Dita e Arafatit Empty0%Dita e Arafatit Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Dita e Arafatit Empty1%Dita e Arafatit Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Dita e Arafatit Empty2%Dita e Arafatit Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Dita e Arafatit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Dita e Arafatit Empty
MesazhTitulli: Dita e Arafatit   Dita e Arafatit EmptyThu 12 Nov 2009 - 0:41

E falënderojmë All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dita e Arafatit është prej ditëve me vlerë, në këtë ditë pranohen lutjet, shlyen mëkatet, All-llahu me njerëzit që gjinden në Arafat u krenohet melekëve. Këtë ditë e ka madhëruar All-llahu dhe e ka ngritur mbi ditët tjera. Në këtë ditë All-llahu e ka plotësuar fenë dhe dhuntinë e Tij. Në këtë ditë falen mëkatet dhe shpëtojnë njerëzit nga zjari i xhehenemit. Pasiqë kjo ditë është e tillë, atëhere, meriton që t’i njohish vlerat e saja, veçoritë si dhe çka ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatë kësaj dite. E lusim All-llahun të na shpëton nga zjari në këtë ditë madhështore.


Vlerat e kësaj dite


1-Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur feja.


Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Omeri, radijall-llahu anhu, se një çifut i ka thënë atij: “O emir i besimtarëve! Një ajet që gjindet në Librin tuaj dhe e lexoni, po të na kishte zbritur neve, atë ditë do ta konsideronim festë. I tha: cili ajet? Tha:


الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمْ الْإِسْلَامَ دِينًا


“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3)


Omeri, radijall-llahu anhu, tha: ne e dimë ditën dhe vendin në të cilin i ka zbritur ky ajet Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; i ka zbritur ditën e xhuma, duke qëndruar në Arafat.


2-Kjo ditë është festë për njerëzit që qëndrojnë në Arafat.


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: “Dita e Arafatit dhe ditët e teshrikut, janë festa jonë, festa e muslimanëve, janë ditë të ngrënies dhe pierjes”. (hadithi është sahih, tra. Nesaiu, Tirmidhiu, etj.)


Omeri, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Ajeti “Sot përsosa për ju fenë tuaj,…”, ka zbritur ditën e xhuma, në Arafat, kurse që të dy ditët janë festë për ne”.


3-Për këtë ditë është betuar All-llahu.


All-llahu i Madhërishëm nuk betohet për gjëra pa vlerë, por betohet me gjëra të mëdha. Kjo ditë, është “dita e dëshmuar” në ajetin:


وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ


“Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!”. (El-Buruxh: 3)


Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Dita e premtuar është Kijameti, kurse dita e dëshmuar është Arafati, kurse dita dëshmuese është dita e xhuma…”. (hadithi është hasen, tra. Tirmidhiu.)


Dhe kjo ditë është dita “tek” me të cilën betohet All-llahu në Kur'an:


وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ(3)


“Pasha çiftin dhe pasha tekun!”. (El-Fexhr: 3). Ibën Abbas, radijall-llahu anhu, thotë: “dita çift është dita e kurban bajramit (10 Dhulhixhe), kurse dita tek është dita e Arafatit (9 Dhulhixhe). Të këtij mendimi janë edhe Ikrime dhe Dahak.


4-Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e dy viteve.


Ebu Katadeja, radijall-llahu anhu, tregon se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi agjërimin e ditës së Arafatit, kurse ai është përgjigjur: “I shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen”. (Muslimi)


Agjërimi i kësaj dite është i pëlqyeshëm për atë njeri që nuk është në haxhxh, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka agjëruar gjatë qëndrimit të vet në Arafat, bile ka edhe transmetime se ka ndaluar agjërimin në Arafat.


5-Në këtë ditë All-llahu ka marrë besën nga bijt e Ademit.


Ibën Abbas, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë (hadithi është sahih, tra. Ahmedi): “All-llahu ka marur besën nga bijtë e Ademit në Arafat, i ka nxjerur nga kurrizi i tij të gjitha krijesat, i ka përhapur para Vehtes si grimca, pastaj u ka folur:


وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنْ بَنِي آدَمَ مِنْ ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَى أَنفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ قَالُوا بَلَى شَهِدْنَا أَنْ تَقُولُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَذَا غَافِلِينَ(172)أَوْ تَقُولُوا إِنَّمَا أَشْرَكَ آبَاؤُنَا مِنْ قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةً مِنْ بَعْدِهِمْ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ الْمُبْطِلُونَ(173)


“Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur. Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?”. (El-A’raf: 172-173).”


Sa ditë madhështore dhe sa besatim madhështor.


6-Kjo është dita e shlyerjes së mëkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata që qëndrojnë në Arafat.


Transmeton Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron njerëz nga zjari i xhehenemit ma shumë sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata melekëve, duke thënë: çka dëshirojnë këta njerëz?”. Kurse Ibën Omeri, radijall-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu mburet para melekëve ditën e Arafatit me ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur të raskapitur dhe të pluhërosur”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.)


Haxhiu duhet tu jep rëndësi disa veprave, të cilat japin të shpresosh lirimin nga Zjarri dhe faljen, prej tyre janë edhe:


-T’i mbrosh gjymtyrët nga harami në këtë ditë. Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, thotë: Fadl ibën Abbasi ishte i hypur pas Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditën e Arafatit, kurse ky djalosh i shikonte gratë, e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia kthente fytyrën në anë tjetër, mirëpo ai sërish bënte të njejtën. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: “djali i vëllait tim, në këtë ditë kush e sundon dëgjimin, shikimin dhe gjuhën e tij, i falen mëkatet”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.)



-Në këtë ditë duhet bërë sa ma shumë tehlil (la ilahe il-lall-llah), tesbih (subhanall-llah) dhe tekbir (All-llahu ekber). Ibn Omeri [radijall-llahu anhuma] thotë: Ishim me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në mëngjesin e ditës së Arafatit, disa prej nesh bënin tehlil e disa prej nesh bënin tekbir…”. (Muslimi)


-Duhet shtuar lutjet për falje dhe lirim nga zjari i xhehenemit, sepse shpresohet që në këtë ditë të pranohet lutja. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Lutja ma e mirë është lutja e Arafatit, kurse fjala ma e mirë që e kam thënë unë dhe pejgamberët para meje: la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir”. (hadithi është hasen, transmeton Tirmidhi). Për këtë, muslimani duhet veçuar kohë për dhikr, lutje dhe istigfar gjatë kësaj dite madhështore, le të lutet për vetveten, për prindërit, për familjen dhe për mbarë muslimanët. Mos ti kalon lufinjtë dhe mos të mendon se është duke iu vonuar përgjigjeja, dhe le të insiston në lutje. Lum ai që lutet në këtë ditë të Arafatit.


-Haxhiu duhet kujdesur prej mëkateve të cilat pengojnë faljen e mëkateve në këtë ditë, siç është insistimi në mëkate të mëdha, qoftë ai mashtrim, gënjeshtër, bartje të fjalëve, përgojim, apo tjetër mëkat. Si mund të lakmosh faljen e mëkateve dhe lirimin nga zjari, kur insiston në mëkate dhe qëndron para All-llahut i zhytur në mëkate!?


-Prej rregullave të lutjes në këtë ditë është: të drejtohet nga kibleja, t’i ngritë duartë, të mposhtet para All-llahut, të pranon mangësinë e vet dhe të jetë i vendosur në pendim të sinqertë.


Gjendja e selefit gjatë qëndrimit në Arafat ishte e llojllojshme:


-Disa prej tyre i kaplonte frika ose turpi. Matref ibën Abdull-llah dhe Bekr Muzeni qëndronin në Arafat, e njëri prej tyre tha: All-llahu im, mos i kthe duarbosh njerëzit që gjinden në Arafat për shkaku meje, kurse tjetri tha: sa vend i ndershëm është Arafati dhe vend ku përgjigjen lutjet, po mos të isha unë në mesin e tyre!


-Kurse disa të tjerë shpresa; Abdull-llah ibën Mubarek thotë: shkova te Sufjan Theuri në ditën e Arafatit, ishte i ulur në gjunj, kurse sytë i lotonin dhe u kthye nga unë, e unë i thash: kush është më i keqi në këtë grumbull të njerëzve? Tha: ai që mendon se All-llahu nuk ia falë.


Robi duhet të jetë mes dy gjendjeve


Vëlla i nderuar, pasiqë cekëm gjendjen e selefit gjatë kësaj dite, dije se ti duhet të jesh mes frikës së vërtetë dhe shpresës të lavdëruar.


-Frikë e vërtetë është ajo që e largon njeriun prej mëkateve, e po u shtua kjo frikë e fut njeriun në dëshpërim dhe humbje të shpresës.


-Shpresim i lavdëruar është shpresa e robit i cili i ka kryer obligimet, me nur dhe hidajet nga All-llahu. Ky njeri shpreson shpërblimin e All-llahut. Ose njeriu që ka bërë mëkat, por është penduar dhe ka lënë atë mëkat. Ky njeri shpreson faljen dhe mëshirën. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:



إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَةَ اللَّهِ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ(218)



“Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues”. (El-Bekare: 218)


I nderuar, në këtë vend madhështor dhe në këtë ditë të bekuar duhet të bashkosh mes frikës dhe shpresës, të frikohesh nga dënimi i All-llahut dhe të shpresosh faljen e shpërblimin e Tij.


Qoftë për hajr qëndrimi në këtë vend, atij që i ka mundësuar All-llahu të qëndron pranë njerëzve që i luten All-llahut me zemër të përvëluar dhe lotë të pandërprerë. Sa njeri është aty e nuk e lë rehat frika dhe trishtimi. I dashuruar, të cilin e djeg dhe ia nxjerr flakën mallëzimi. Sa njeri shpreson dhe ka mendim të mirë për All-llahun dhe premtimin e Tij! Sa njeri është penduar sinqerisht dhe hakikat. Sa njeri është duke kërkuar strehim te All-llahu dhe për këtë vazhdimisht troket në derën e Tij. Sa njeri e meriton zjarin, kurse All-llahu e ka shpëtuar dhe e ka liruar nga zjari. Sa njeri është peng i mëkateve të veta, kurse All-llahu e ka liruar prej tyre. Në atë moment i shikon Mëshiruesi më i madh dhe me to mburret para banorëve të qiellit, afrohet dhe thotë: çka dëshirojnë këta njerëz? Pasiqë kanë arritur do ta ndërpresim ndaj tyre privimin dhe në fund të kërkesave të tyre do tu jep, i Mëshirshmi.

All-llahu na mundësoftë që sa më mirë të shfrytëzojmë qëndrimin tonë në Arafat e të bëhemi prej të mëshiruarëve dhe të liruarëve nga zjari i xhehenemit. Amin


///Fletushkë e pregaditur nga sektori shkencor pranë shtëpisë botuese: “Darul-Vatan”, shqipëroi: Bekir Halimi
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dita e Arafatit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Aktuale] Dita e Arafatit të hënën, ndërsa Dita e Kurban Bajramit të martën
» DITA E ARAFATIT
» Dita e Arafatit
» Dita e Arafatit dhe vlera e saj ..>>...
» Tekbiret e Teshkrikut të cilat kan filluar sot nga dita e Arafatit (Arifes) prej sabahut deri diten e 4 ne namazin e iqindis

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2009 :: Hudbe Islame-
Kërce tek: