islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Dita e Arafatit EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Dita e Arafatit EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Dita e Arafatit EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Dita e Arafatit EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Dita e Arafatit EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Dita e Arafatit EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Dita e Arafatit EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Dita e Arafatit EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Dita e Arafatit EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Dita e Arafatit EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Dita e Arafatit EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Dita e Arafatit EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Dita e Arafatit EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Dita e Arafatit EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Dita e Arafatit EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Dita e Arafatit EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Dita e Arafatit EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Dita e Arafatit EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Dita e Arafatit EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Dita e Arafatit EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Dita e Arafatit EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Dita e Arafatit EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Dita e Arafatit EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Dita e Arafatit EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Dita e Arafatit EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Dita e Arafatit EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Dita e Arafatit EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Dita e Arafatit EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Dita e Arafatit EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Dita e Arafatit EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Dita e Arafatit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Dita e Arafatit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Dita e Arafatit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Dita e Arafatit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Dita e Arafatit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Dita e Arafatit EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Dita e Arafatit EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Dita e Arafatit EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Dita e Arafatit EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Dita e Arafatit EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
13 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 13 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Dita e Arafatit Empty20%Dita e Arafatit Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Dita e Arafatit Empty7%Dita e Arafatit Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Dita e Arafatit Empty7%Dita e Arafatit Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Dita e Arafatit Empty7%Dita e Arafatit Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Dita e Arafatit Empty7%Dita e Arafatit Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Dita e Arafatit Empty7%Dita e Arafatit Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Dita e Arafatit Empty7%Dita e Arafatit Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Dita e Arafatit Empty37%Dita e Arafatit Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3007 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri tukuluki

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Dita e Arafatit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Dita e Arafatit Empty
MesazhTitulli: Dita e Arafatit   Dita e Arafatit EmptyThu 26 Nov 2009 - 9:53

Dita e Arafatit





E falënderojmë All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dita e Arafatit është prej ditëve me vlerë, në këtë ditë pranohen lutjet, shlyen mëkatet, All-llahu me njerëzit që gjinden në Arafat u krenohet melekëve. Këtë ditë e ka madhëruar All-llahu dhe e ka ngritur mbi ditët tjera. Në këtë ditë All-llahu e ka plotësuar fenë dhe dhuntinë e Tij. Në këtë ditë falen mëkatet dhe shpëtojnë njerëzit nga zjari i xhehenemit. Pasiqë kjo ditë është e tillë, atëhere, meriton që t'i njohish vlerat e saja, veçoritë si dhe çka ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatë kësaj dite. E lusim All-llahun të na shpëton nga zjari në këtë ditë madhështore.

Vlerat e kësaj dite

1-Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur feja.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Omeri, radijall-llahu anhu, se një çifut i ka thënë atij: "O emir i besimtarëve! Një ajet që gjindet në Librin tuaj dhe e lexoni, po të na kishte zbritur neve, atë ditë do ta konsideronim festë. I tha: cili ajet? Tha:

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمْ الْإِسْلَامَ دِينًا


"Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe". (El-Maide: 3)

Omeri, radijall-llahu anhu, tha: ne e dimë ditën dhe vendin në të cilin i ka zbritur ky ajet Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; i ka zbritur ditën e xhuma, duke qëndruar në Arafat.

2-Kjo ditë është festë për njerëzit që qëndrojnë në Arafat.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: "Dita e Arafatit dhe ditët e teshrikut, janë festa jonë, festa e muslimanëve, janë ditë të ngrënies dhe pierjes". (hadithi është sahih, tra. Nesaiu, Tirmidhiu, etj.)

Omeri, radijall-llahu anhu, ka thënë: "Ajeti "Sot përsosa për ju fenë tuaj,…", ka zbritur ditën e xhuma, në Arafat, kurse që të dy ditët janë festë për ne".

3-Për këtë ditë është betuar All-llahu.

All-llahu i Madhërishëm nuk betohet për gjëra pa vlerë, por betohet me gjëra të mëdha. Kjo ditë, është "dita e dëshmuar" në ajetin:

وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ

"Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!". (El-Buruxh: 3)

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Dita e premtuar është Kijameti, kurse dita e dëshmuar është Arafati, kurse dita dëshmuese është dita e xhuma…". (hadithi është hasen, tra. Tirmidhiu.)

Dhe kjo ditë është dita "tek" me të cilën betohet All-llahu në Kur'an:

وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ(3)

"Pasha çiftin dhe pasha tekun!". (El-Fexhr: 3).

Ibën Abbas, radijall-llahu anhu, thotë: "dita çift është dita e kurban bajramit (10 Dhulhixhe), kurse dita tek është dita e Arafatit (9 Dhulhixhe). Të këtij mendimi janë edhe Ikrime dhe Dahak.

4-Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e dy viteve.

Ebu Katadeja, radijall-llahu anhu, tregon se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
mbi agjërimin e ditës së Arafatit, kurse ai është përgjigjur: "I shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen". (Muslimi)

Agjërimi i kësaj dite është i pëlqyeshëm për atë njeri që nuk është në haxhxh, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka agjëruar gjatë qëndrimit të vet në Arafat, bile ka edhe transmetime se ka ndaluar agjërimin në Arafat.

5-Në këtë ditë All-llahu ka marrë besën nga bijt e Ademit.

Ibën Abbas, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë (hadithi është sahih, tra. Ahmedi):
"All-llahu ka marur besën nga bijtë e Ademit në Arafat, i ka nxjerur nga kurrizi i tij të gjitha krijesat, i ka përhapur para Vehtes si grimca, pastaj u ka folur:

وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنْ بَنِي آدَمَ مِنْ ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَى أَنفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ قَالُوا بَلَى شَهِدْنَا أَنْ تَقُولُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَذَا غَافِلِينَ(172)أَوْ تَقُولُوا إِنَّمَا أَشْرَكَ آبَاؤُنَا مِنْ قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةً مِنْ بَعْدِهِمْ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ الْمُبْطِلُونَ(173)

"Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!" Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur. Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?". (El-A'raf: 172-173)."

Sa ditë madhështore dhe sa besatim madhështor.

6-Kjo është dita e shlyerjes së mëkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata që qëndrojnë në Arafat.

Transmeton Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron njerëz nga zjari i xhehenemit ma shumë sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata melekëve, duke thënë: çka dëshirojnë këta njerëz?".

Kurse Ibën Omeri, radijall-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"All-llahu mburet para melekëve ditën e Arafatit me ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur të raskapitur dhe të pluhërosur". (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.)

Haxhiu duhet tu jep rëndësi disa veprave, të cilat japin të shpresosh lirimin nga Zjarri dhe faljen, prej tyre janë edhe:

-T'i mbrosh gjymtyrët nga harami në këtë ditë.
Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, thotë: Fadl ibën Abbasi ishte i hypur pas Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditën e Arafatit, kurse ky djalosh i shikonte gratë, e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia kthente fytyrën në anë tjetër, mirëpo ai sërish bënte të njejtën. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: "djali i vëllait tim, në këtë ditë kush e sundon dëgjimin, shikimin dhe gjuhën e tij, i falen mëkatet". (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.)

-Në këtë ditë duhet bërë sa ma shumë tehlil (la ilahe il-lall-llah), tesbih (subhanall-llah) dhe tekbir (All-llahu ekber).

Ibn Omeri [radijall-llahu anhuma] thotë: Ishim me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në mëngjesin e ditës së Arafatit, disa prej nesh bënin tehlil e disa prej nesh bënin tekbir…". (Muslimi)

-Duhet shtuar lutjet për falje dhe lirim nga zjari i xhehenemit, sepse shpresohet që në këtë ditë të pranohet lutja.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Lutja ma e mirë është lutja e Arafatit, kurse fjala ma e mirë që e kam thënë unë dhe pejgamberët para meje: la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir". (hadithi është hasen, transmeton Tirmidhi). Për këtë, muslimani duhet veçuar kohë për dhikr, lutje dhe istigfar gjatë kësaj dite madhështore, le të lutet për vetveten, për prindërit, për familjen dhe për mbarë muslimanët. Mos ti kalon kufinjtë dhe mos të mendon se është duke iu vonuar përgjigjeja, dhe le të insiston në lutje. Lum ai që lutet në këtë ditë të Arafatit.

-Haxhiu duhet kujdesur prej mëkateve të cilat pengojnë faljen e mëkateve në këtë ditë, siç është insistimi në mëkate të mëdha, qoftë ai mashtrim, gënjeshtër, bartje të fjalëve, përgojim, apo tjetër mëkat. Si mund të lakmosh faljen e mëkateve dhe lirimin nga zjari, kur insiston në mëkate dhe qëndron para All-llahut i zhytur në mëkate!?

-Prej rregullave të lutjes në këtë ditë është: të drejtohet nga kibleja, t'i ngritë duartë, të mposhtet para All-llahut, të pranon mangësinë e vet dhe të jetë i vendosur në pendim të sinqertë.

Gjendja e selefit gjatë qëndrimit në Arafat ishte e llojllojshme:

-Disa prej tyre i kaplonte frika ose turpi. Matref ibën Abdull-llah dhe Bekr Muzeni qëndronin në Arafat, e njëri prej tyre tha:
All-llahu im, mos i kthe duarbosh njerëzit që gjinden në Arafat për shkaku meje,
kurse tjetri tha: Sa vend i ndershëm është Arafati dhe vend ku përgjigjen lutjet, po mos të isha unë në mesin e tyre!

-Kurse disa të tjerë shpresa; Abdull-llah ibën Mubarek thotë: shkova te Sufjan Theuri në ditën e Arafatit, ishte i ulur në gjunj, kurse sytë i lotonin dhe u kthye nga unë, e unë i thash: Kush është më i keqi në këtë grumbull të njerëzve? Tha: ai që mendon se All-llahu nuk ia falë.

Robi duhet të jetë mes dy gjendjeve

Vëlla i nderuar, pasiqë cekëm gjendjen e selefit gjatë kësaj dite, dije se ti duhet të jesh mes frikës së vërtetë dhe shpresës të lavdëruar.

-Frikë e vërtetë është ajo që e largon njeriun prej mëkateve, e po u shtua kjo frikë e fut njeriun në dëshpërim dhe humbje të shpresës.

-Shpresim i lavdëruar është shpresa e robit i cili i ka kryer obligimet, me nur dhe hidajet nga All-llahu. Ky njeri shpreson shpërblimin e All-llahut. Ose njeriu që ka bërë mëkat, por është penduar dhe ka lënë atë mëkat. Ky njeri shpreson faljen dhe mëshirën. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَةَ اللَّهِ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ(218)

"Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues"

. (El-Bekare: 218)

I nderuar, në këtë vend madhështor dhe në këtë ditë të bekuar duhet të bashkosh mes frikës dhe shpresës, të frikohesh nga dënimi i All-llahut dhe të shpresosh faljen e shpërblimin e Tij.

Qoftë për hajr qëndrimi në këtë vend, atij që i ka mundësuar All-llahu të qëndron pranë njerëzve që i luten All-llahut me zemër të përvëluar dhe lotë të pandërprerë.

Sa njeri është aty e nuk e lë rehat frika dhe trishtimi. I dashuruar, të cilin e djeg dhe ia nxjerr flakën mallëzimi. Sa njeri shpreson dhe ka mendim të mirë për All-llahun dhe premtimin e Tij! Sa njeri është penduar sinqerisht dhe hakikat. Sa njeri është duke kërkuar strehim te All-llahu dhe për këtë vazhdimisht troket në derën e Tij. Sa njeri e meriton zjarin, kurse All-llahu e ka shpëtuar dhe e ka liruar nga zjari. Sa njeri është peng i mëkateve të veta, kurse All-llahu e ka liruar prej tyre. Në atë moment i shikon Mëshiruesi më i madh dhe me to mburret para banorëve të qiellit, afrohet dhe thotë: çka dëshirojnë këta njerëz? Pasiqë kanë arritur do ta ndërpresim ndaj tyre privimin dhe në fund të kërkesave të tyre do tu jep, i Mëshirshmi.

All-llahu na mundësoftë që sa më mirë të shfrytëzojmë qëndrimin tonë në Arafat e të bëhemi prej të mëshiruarëve dhe të liruarëve nga zjari i xhehenemit. Amin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Dita e Arafatit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2009 :: Tema-
Kërce tek: