Aktivistët për të drejtat e kafshëve tentuan t’i parandalojnë muslimanët në qytetin Bohoniki, në pjesën lindore të Polonisë, që pas namazit të vazhdojnë festimin e Kurban Bajramit, e cila përfshin ritualin e sakrifikimit, therjes së kafshëve të lejuara
Kreu i muslimanëve në Poloni, myftiu Tomasz Miskiewicz, tha se kremtimi i kësaj feste ka vazhduar dhe do të vazhdoj edhe vitet tjera në përputhje me traditën që është praktikuar deri më sot.
Nga ky vit në Poloni do të hyjë në fuqi ligji sipas të cilit kafshët para se të sakrifikohen duhet të trullosen, dhe procedura e therjes së tyre duhet të kryhet në thertoret e caktuara.
Ligji konsiderohet si një lloj goditje mbi praktikat fetare të muslimanëve dhe hebrenjëve polak, të cilët janë pakicë në këtë vend, por të drejtat e të cilëve janë të garantuara me Kushtetutën e Polonisë.