Festa e Kurban Bajramit, që sipas traditës islame shënon sakrificën
sublime ndaj Zotit, festë e cila daton nga Profeti Ibrahim (a.s.), u
shënua në mbarë botën islame. Edhe në Kosovë, përmes mënyrave të
ndryshme të organizimit dhe me aktivitete të ndryshme u shënua kjo
festë.
Nën organizimin e Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA)
në qytete të ndryshme të Kosovës u mbajtën një sërë aktivitetesh
bamirëse dhe kulturore.
Dhurata e BajramitNjë nga organizimet e mirënjohura tashmë që bënë AKEA është dhurata e
Bajramit për fëmijë në disa qendra të Kosovës, nismë kjo e mbështetur
si rëndom nga donatorë vullnetarë vendorë. Në Prishtinë, ditën e parë të
Kurban Bajramit fëmijëve iu dhanë 2500 dhurata, si në xhamitë kryesore
ashtu edhe në qendër të kryeqytetit. Në qytetin e Prizrenit po ashtu u
bë shpërndarja e 3500 dhuratave për fëmijë, dhurata për fëmijë u
shpërndanë edhe në Pejë, Kastriot e Therandë, projket ky që u mundësua
po ashtu nga përkrahës vullnetmirë.
Ndihma nga kurbanetNë aspektin e bamirësisë dhe humanizmit, përmes një organizimi,
tashmë të rëndomtë, AKEA ndihmoi familje të varfra, jetimë dhe skamnorë
në mbarë Kosovën. Nga gjithsej 714 kurbane, me rreth 20 000 kilogram
mish, mbi 4000 familje nga vise të ndryshme të Kosovës u bënë përfitues
të kësaj ndihmese. Nga kjo ndihmesë patën rastin të përfitojnë familje
nga Prishtina, Prizreni, Peja, Mitrovica, Podujeva, Rahoveci, Skenderaj,
Vushtrria, Obiliqi, Drenasi, Ferizaji dhe Fushë Kosova. Përveç
familjeve me nevojë (përfshirë këtu edhe shumë familje nga komunitet
pakicë), kategori përfituese të kësaj ndihme janë edhe shoqata Handakos,
çerdhet, shoqatat e të verbërve, familjet e të pagjeturve etj., në
shumë qendra të Kosovës. Realizimi i këtij projekti i referohet
gatishmërisë për ta përkrahur atë nga Fondacioni i Rinisë Islame në
Zvicër, Organizata IHH (Ýnsan Hak ve Hürriyetleri) nga Turqia, xhematit
të tri xhamive në Gjermani, Qendra islamike “Kosova” në Minhen , si dhe
donatorëve vullnetmirë nga mbarë Kosova.
Aktivitete kulturore e sportiveNga aktivitetet sportive me motive solidariteti që mbajti AKEA për
këtë festë është Turniri në qytetin e Podujevës “Kupa e Bajramit 2012”
si finale që erdhi pas lojës së 24 ekipeve. Mjetet e grumbulluara nga
finalja e këtij turniri iu shpërndanë familjeve të varfra nga qyteti i
Podujevës. Po ashtu edhe në Vushtrri u mbajt turne në futboll të vogël
Takime festive – koktej me fëmijë, të rinj e të reja u organizuan në shumë qytete (Prizren, Prishtinë Skenderaj, Podujevë etj.)
Me një gjithëpërfshirje të tillë të aktiviteteve në mbarë vendin u
shfaq edhe rasti që të dëshmohen vlerat e solidaritetit dhe sakrificës
që janë edhe porositë e kësaj feste.