Dr Mustafa Ceriq deklarohet për ditën e parë të Kurban Bajramit.
Pas shqyrtimit të parimeve të Sheriatit dhe mungesës së një institucioni te Halifatit ndërkombëtar Reisul Ulema konsideron se besimtarët e Bosnjes dhe Hercegovinë duhet ta festojne diten e Kurban Bajramit diten e Premte me daten 26.
1) Bashkësia islame në Bosnjë dhe Hercegovinë ka bërë vlerësimet astronomike, përveç në rastin e përcaktuar të datës së parë të Kurban-Bajramit, e cila është përcaktuar nga qëndrimi i haxhinjëve në Arafat, si një kohë unike dhe vend unik i adhurimit në Haxh!
2) Pasi sakrifaca - kurbani nuk mund të bëhet përpara qëndrimit në Arafat atëher është e qartë se dita e parë e Kurban-Bajramit duhet të jetë pas qëndrimit në Arafat, dhe jo para saj.
3) Autoritetet Saudite janë përgjegjës për caktimin e datës së qëndrimit në Arafat e që këtë vit dita e Arafatit është e enjte, 25 tetor, prandaj, dita e parë e Kurban-Bajramit mbetet e premte, 26 tetor 2012.
4) Kjo fetva vlen për të gjithë muslimanët Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe komunitet e tyre, ishte deklarata e Myftiut te Bosnjes Dr.Mustafa Ceriq./mesazhi/