Tensione në Athinë, ndërpritet falja e Kurban Bajramit (video)
Mijëra myslimanë që jetojnë në Greqi,u mblodhën paraditen e së martës për të festuar Kurban Bajramin.
Te grumbulluar ne tre grupe te ndryshme, ata u luten ne tre sheshet kryesore te kryeqytetit helen.
Tubimi me i madh u organizuar ne sheshin perpara Akademise se Athines,ne sheshin 'Kumuduru' dhe sheshin 'Amerikis', ne qender te Athines. Lutja ne sheshin perpara Akademise se Athines,u organizua prej Lidhjes se Myslimaneve te Greqise.
Kreu i kesaj lidhje kerkoi hapjen e nje xhamie ne kryeqytetin helen, cka sipas tij eshte premtuar prej qeverise,por eshte pezulluar per momentin, mbas reagimeve te grupimeve te ekstremite te djathte dhe nje pjese te klerit grek.
Reagimet e ekstremisteve nuk kane munguar edhe gjate ceremonise se sotme, ku disa ekstremiste te djathte u hodhen veze dhe gure myslianeve qe faleshin ne sheshin 'Amerikis', nje qender te Athines. Situata u qetesua mbas nderhyrjes se policise, e cila largoi ekstremistet prej zones ku ishin grumbulluar myslimanet. /tch/