Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Besimtarët myslimanë sot shënojnë festën e 'Kurban Bajramit' Tue 16 Nov 2010 - 20:56 | |
| Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin. Që nga orët e para të mëngjesit ata iu drejtuan xhamive për faljen e namazit të Bajramit. Ceremonia kryesore u mbajt në xhaminë e Sulltan Muratit në Shkup, ku u tubuan një numër i konsiderueshëm besimtarësh. Atyre iu drejtua kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili tha se Kurban Bajrami është festë e madhe e mëshirës, e faljes, vëllazërimit dhe paqes. “Sot është ditë gëzimi, sot është ditë pajtimi, kjo festë ka edhe karakterin humanitar që duhet sa më tepër të jemi solidar, sa më tepër të tregohemi edhe humanistë që të gjithë ato që kanë ther kurban të bëjnë përpjekje që me kurbanet e tyre me të vërtet të freskojnë dhe të shtrinë dorën e ndihmesës kategorive sociale të rrezikuara që gjenden në mesin e popullit tonë. Gjithashtu lutjet tona janë edhe haxhitë tanë që janë në Mbretërinë e Arabisë Saudite që angazhimet e tyre ibadetet e tyre, haxhitë e tyre të bën Kabul dhe dhashë zotit të na kthehen shëndosh e mirë në familjet tona”, deklaroi Sulejman Rexhepi, Kryetari i Bashkësisë fetare islame “Ne vërtet të dhamë ty shumë të mira, andaj bëj namaz dhe ther kurban për Zotin tënd. Festa e Kurban Bajramit është kremtim i kryerjes së shtyllës së pesë islame. Kjo është festë e madhe për shoqërinë islame. Kjo festë na përkujton se ringjallja shpirtërore e intelektuale e myslimanëve është patjetërsueshme por gjithnjë duke e drejtuar dhe përcjell fjalën më të ndritur”, tha Imami i xhamisë. Fjala “Kurban” e ka origjinën nga fjala “kurbijjet” që ka kuptimin afrim. Pra “Kurban” do të thotë “ti afrohesh diçkaje”. Në kuptimin fetar kjo do të thotë ti afrohesh “Allahut”. Besimtarët myslimanë që kanë ther kurban e ndajnë mishin në tri pjesë: njëra pjesë i shpërndahet të varfërve, tjetra miqve dhe pjesa e tretë konsumohet nga familja që e ther kurbanin. Në këtë ditë myslimanët vizitohen të afërmit dhe i urojnë Bajramin njëri tjetrit – mysafirët gostiten me ëmbëlsira dhe bakllava. Frosina Pandurska –Dramiqanin | |
|