Serbi
Predrag Qosoviq në profilin e tij në facebook, ditën e parë të Kurban
Bajramit, ka publikuar një fotografi ku shihet ai duke djegur Kuranin,
njofton dnevni avaz.
”Ju
marrtë Bajrami, e pas kësaj ju gjoja uroni, por ne serbët jemi mjaft për
vete. Me fat Bajrami ju turq, mos pritshi tjetër”, me këtë mesazh,
Predrag Qosoviq nga Beogradi ua ka “uruar” besimtarëve mysliman ditën e
parë të Kurban Bajramit dhe në facebook kishte vendosur fotografinë e
tij me shkrepëse në dorë duke ia vënë flakën Kuranit dhe duke treguar
gishtin e mesëm!
Ky
islamofob është pjesëtar i grupit të tifozëve “Çetnikët veri”, ndërsa në
profilin e tij ka publikuar edhe foto duke pozuar me revole në dorë.
Besimtarët mysliman janë ofenduar dhe fyer rëndë me këtë provokim të Qosoviqit.
”Primitiv!“,
“ Mesazhi na është i qartë, ju pres me revole në dorë ti krijesë e
tërbuar”, “Nuk duhet me të sëmurë psikik të krahasohemi dhe të mos biem
pre e tyre!”, “Dashtë Zoti e ju thaftë dora, ndyrësirës!”, “Qyqar i
thjeshtë që nuk ka guxim të paraqitet publikisht, çka i pengon libri ynë
i shenjtë Kurani?!”,”Injorant i cili nuk i do të vetët, e lëre më të
dijë t’i respektoj të tjerët.”, kanë qenë disa nga reagimet e besimtarëve të fyer./shembulli.com/
-spaljivanje.jpg" border="0" alt=""/>