FËMIJA NUK MUND TË JETË EVLIJA
Nëse një person ka para të mjaftueshme, atëherë le t`i marrë fëmijës edhe veturë po deshi. Ne nuk jemi duke luftuar me gjërat hallall,por nëse ka pirë një shishe bir0δ, atëherë prindi duhet këputur kiametin. Një fëmijë që ka arritur moshën 15 vjecare, duhet prakikuar urdhërat e Islamit e jo të babait...
Një ditë shkova në një sohbet(vend ku kujtohet Zoti). Pas pak erdhi një njeri që ishte hutuar nga neveritja dhe kishte një fytyrë të vrazhdë.Nuk i qeshte fytyra aspak, ndaj dhe pas pak e pyeta se cfarë ka. Ai u përgjigj me një ton të lartë: “E mora djalin nëpër këmbë”.
E pyetja : “Sipas cilës fe e bëre këtë veprim?”
Shoku i hutuar m`u përgjigj: “Si mund të më parashtrosh një pyetje të tillë? A nuk e sheh dot edhe mjekrën që e kam? E di se po falem dhe po agjëroj.Prej tani e tutje s`ka se si e ndërroj fenë”.
Pasi u ndla e pyeta: “Mbarove?”.
Shoku ndërpreu të folmen. Pastaj vazhdova: “Nëse e ke marrë djalin nëpër këmbë, sipas cilës fe ia dhe këtë ndëshkim?”
Shoku kësaj radhe filloi të qajë dhe të kërkoj falje....Nëse ne bëjmë trazira në shtëpi, për gjëra që janë të thjeshta dhe për gjëra që janë hallal, shtëpia bëhet një vend jo tërheqës për fëmijët.Pastaj, sa të rriten pak, largohen nga shtëpia. Kush është fajtor, të mëdhenjtë!.... Thonë se të rinjtë ikin nga shtëpia. Atëherë duhet parashtruar këto pyetje: ‘Cfar nuk gjeti djali në shtëpi? Cfarë është ajo që e kërkon atje ku po shkon?” Ka të rinj të tillë që edhe po e përzure, ai nuk largohet\ nga shtëpia. Sepse, në të ai ka gjetur të gjitha gjërat e nevojshme.Nëse ne i ndalojmë vetëm gjërat që Islami i ka bërë të naluara, atëherë të rinjtë nuk ngushtohen në shtëpitë e tyre.
Sepse , rrethi i gjërave hallall mjafton për t`u kënaqur.Nuk duhet revoltuar të rinjtë.
Një ditë erdhi djali im dhe m`i grisi letrat.Më vonë e mora afër dhe i thahsë: “A e di ti se si bëhet letra?” “Jo nuk e di”, m`u përgjigj.
Shkova e mora enciklopedinë, e hapa temën e letrës, e lexova dhe i tregova se sa vështirë është të bëhet letra.Kuptoi mirë këtë dhe asnjëherë më nuk i grisi letrat.
Kur djali im ishte 10 vjecar,vajza i kishte vetëm 4 vjet. Ndonjëherë djali i madh e bënte vajzën të qajë, kurse ajo mu afroshte mua dhe më thoshte sikur ta akuzonte të vllanë: “Baba, shiko se cfarë bënë ky”. Kurse unë e merrja në krahë dhe i thosha: “Vajza ime është shum e mencur dhe e qetë”. Ajo e shihte të vëllanë me sy si e hidhëruar. Më vonë pajtoheshin dhe vajza i thoshte të vëllait: “E pe, babai mua më përkdheli e ty jo”.
Fëmijëve nuk duhet referuar në mënyrë të ashpër dhe me tonë urdhëruese.Fëmijët nuk kuptojnë nga sjellja ushtarake. Duhet referuar me mëshirëPër shembull, duhet përdorur këto fjalë: “Vajza ime e bukur(e mirë), djali im i zgjuar etj.”
Vazja ime ma bëri një pyetje të këtillë: “Baba, si na edukove ti neve? Ne
nuk e kapëm dot mënyrën e edukimit që ti na pate edukuar. Ne kur ishim të vegjël, besoj se nuk kemi qenë kaq të prapët sa janë fëmijët e sotshëm”.
I thash se nuk ka pasur mundësi të bëheni të tillë.Sepse, unë kur të merrja shtëpinë për herë të parë , cdo herë i mendoja këto gjëra: