Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gishti i madh i Mbretit Thu 15 Apr 2010 - 17:13 | |
| Gishti i madh i Mbretit Na ishte njëherë një Mbret në Afrikë i cili kishte një shok të ngushtë me të cilin ishte rritur. Shoku kishte zakonin që ta vlerësonte çdo situatë në jetën e tij (pozitive apo negative) duke thënë: “Kjo është e mirë, Allahu i Plotëfuqishëm di më të mirën.” Një ditë, Mbreti dhe shoku i tij kishin dalë për gjueti. Shoku do të mbushte dhe përgatiste pushkët për mbretin. Ai kishte bërë një gabim në përgatitjen e një prej pushkëve, sepse pasi e mori pushkën nga shoku i tij Mbreti e shkrepi atë dhe gishti i tij i madh iku.Shoku tha si zakonisht: “Kjo është mirë”. Allahu i Plotëfuqishëm di më të mirën.” Së cilës mbreti ia ktheu: “Jo kjo nuk është e mirë!” dhe i urdhëroi ushtarët e tij që ta fusin shokun e tij në burg. Rreth një vit më vonë, Mbreti po gjuante në një zonë së cilës ai duhej t`i kishte ndenjur larg. Kanibalët e kapën mbretin, dhe e çuan në fshatin e tyre. Ata i lidhën atij duart, bënë ca hunj druri, e ngulën një hu dhe e lidhën aty. Ndërsa ata po afroheshin që t`i vinin zjarrin, ata vunë re se gishti i madh i Mbretit mungonte. Duke qenë supersticozë, ata kurrë nuk e hanin dikë që ishte më pak se i tërë. Kështu , e zgjidhën dhe epërzunë nga fshati.
Kur mbreti arriti te pallati i tij, iu kujtua ngjarja kur humbi gishtin dhe ndjeu brejtje ndërgjegjije për trajtimin që i bëri shokut të tij. Ai vajti menjëherë në burg për të folur me shokun e tij. “Ti kishe të drejtë”, tha Mbreti, “ishte mirë që më iku gishti”. Dhe vazhdoi që t`i tregonte shokut të tij gjithçka që sapo kishte ndodhur.Më vjen shumë keq që të futa në burg për një kohë kaq të gjatë. Veprimi im ishte shumë i keq.” “ Jo”, iu përgjigj shoku, veprimi yt qe i mirë.... All-llahu i Plotëfuqishëm e di më të mirën”. “ Ç`do të thuash me: qe i mirë! Shoku i Mbretit iu përgjigj: Mbaje mend se i Plotëfuqishmi e di më të mirën, po të mos kisha qenë në burg, do të kisha qenë me ju në atë udhëtim të gjuetisë.”
Ai e di se çfarë është përpara tyre dhe çfarë është mbrapa tyre: “Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do të punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm Allahut”. (22:76). | |
|