Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Sprova e mbretit me popullin e tij Fri 8 Jul 2011 - 22:29 | |
| Ishte[color:7c1d=rgb(40, 5, 156)] njëherë një mbret i cili urdhëroi punëtorët e tij të bëjnë një kazan të madh. Kur kazani ishte gati, mbreti urdhëroi që gjatë natës çdo shtëpi të sjellë nga një gotë qumësht, që në këtë mënyrë të mbushet kazani i madh me qumësht. Kur fjala e mbretit u përhap, të gjithë shkuan në shtëpi të sjellin gotën me qumësht. Një njeri duke përgatitur qumështin tha: Nëse të gjithë do të sjellin gota me qumësht, ndërsa unë të çojë një gotë me ujë, nuk do të vërehet. Dhe meqë është natë askush nuk do të shoh se unë në vend të qumështit kam sjellë ujë. Dhe kështu veproi. Me shpejtësi çoji gotën me ujë në kazan dhe u kthye në shtëpi. Kur mbreti në mëngjes shkoi të shohë kazanin, u shtang në vend. Ai ishte i mbushur i tëri me ujë. Secili kishte menduar sikur ai: “Unë nuk do të çoj qumësht, të tjerët do të dërgojnë.”
Mesazhi:
Të nderuar besimtarë kur duhet të bëhet diçka e mirë, mos mendoni se të tjerët do ta bëjnë. Fillo prej vetes, sepse nëse ti nuk bën, askush nuk do të fillojë. Kthehuni rrugës së Islamit dhe kjo do të jetë një ndryshim. (Breziiri) | |
|