Në një kohë kur muslimanët, në një pjesë të shteteve evropiane, falen
nëpër rrugë dhe podrume, dhe derisa djathtistët bërtasin se xhamitë dhe
muslimanët kërcënojnë identitetin francez, megjithatë në nën qiellin
evropian nuk duket edhe aq zi.
Këshilli i qytetit në Strasburg, ditën e hënë, në mënyrë unanime, ka
miratuar ndërtimin e dy xhamive, nga të cilat njëra do të jetë me
minare, deklaroi Oliver Bitz nga zyra e prefektit.
Xhamia me minare do të ndërtohet në rrethin Hautepierre, dhe aty do
të mund të falen rreth 800 besimtarë, të cilët momentalisht mblidhen në
një supermarket të zbrazët. Kostoja e kësaj xhamia do të jetë rreth
2.240.000 euro.
Kurse një xhami më e vogël planifikohet të ndërtohet në zonën Robertsau kurse kostoja e ndërtimit të saj është 846.900 euro.
Miratimi i ndërtimit të dy xhamive vjen bashkë me miratimin e kishës ortodokse në qytet.
Shoqatat e muslimanëve kanë përshëndetur vendimin e Këshillit të
qytetit duke vënë në dukje se me këtë i jepet fund “Islamit nëpër
podrume”.
(Breziiri)