Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Arabia Saudite Miratohet një projektligj për mbrojtjen e grave në punë Sat 15 Oct 2011 - 11:20 | |
| Arabia Saudite ka ndërmend të miratojë ligje të rrepta kundër abuzimit të grave në vendet e punës, pas rritjes së numrit të grave të punësuara dhe lejimit nga ana e mbretit për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Këshilli i Shurasë ka emëruar një komision i cili do të përgatisë projektligjin “mbrojtja e grave nga ngacmimet seksuale”, pastaj ligji do t’i paraqitet qeverisë dhe mbretit për të marrë miratimin dhe hyrjen në fuqi.
“Komisioni përbëhet nga përfaqësues të Shurasë dhe departamenteve të tjera, ata do të studiojnë çështjen dhe do të përgatisin një projektligj i cili do t’i mbrojë gratë e punësuara dhe do të sigurohet që ato të jenë të veshura në mënyrë të duhur”, njofton gazeta arabe Okaz.
Projektligji do t’i përfshijë të gjitha aktet e abuzimit dhe keqtrajtimit në punë, gjithashtu ai do të përfshijë edhe dënimet administrative, si dhe përcaktimit e autoriteteve kompetente në këto raste. (Breziiri) | |
|