Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Arabia Saudite “heq dorë” nga nafta Wed 23 Nov 2011 - 9:34 | |
| Arabia Saudite, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, po mendon seriozisht përdorimin e diellit për të plotësuar një pjesë të mirë të nevojave të brendshme për energji. Sipas një plani të hartuar nga autoritetet saudite, brenda vitit 2020 planifikohet prodhimi i 10 përqind të energjisë duke përdorur panelet diellore. Kjo sasi do të kursente 1/8 e naftës që vendi prodhon brenda një viti. Aktualisht burimi kryesor i energjisë në Arabi është ai i naftës. 50 përqind e sasisë së nevojshme për popullsinë përftohet nëpërmjet kësaj mënyre.
Por kur cmimi i “arit të zi” në tregjet ndërkombëtare sa vjen e rritet, sauditët po përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë. Plani i tyre për të shfrytëzuar rrezet diellore do t’i lejonte vendit që sasinë e naftës që konsumohet për plotësimin e nevojave të brendshme, ta eksportonte.
Energjia nëpërmjet rrezeve diellore, e njohur ndryshe edhe si “energjia e pastër” për shkak të efektit zero që ka në ndotjen e ambientit, po fiton gjithnjë e më shumë terren në politikat energjitike të vendeve të mëdha.
Edhe Shtetet e Bashkuara, konsumatori numër një në botë i naftës kanë vënë në jetë një sërë projektesh, e shumë të tjera janë në plan për të ardhmen, Kina gjithashtu ka shfaqur pretendimet e saj në këtë fushë, por asnjë vend tjetër në botë nuk ka shfaqur një plan kaq “agresiv” sa Arabia Saudite. /top channel/ | |
|