Arabia Saudite është shteti i vetëm, i cili ka pranuar që t’i sigurojë strehë diktatorit të përmbysur Zine El Abidine Ben Ali.
Përndryshe, Arabia është bërë e njohur si vendi i cili, gjithmonë, u
ka ofruar strehim të sigurt shumë liderëve politikë të vendeve
muslimane, të cilët janë rrëzuar nga pushteti.
Shikuar historikisht, gostitja e të përmbysurve, gjegjësisht
politikanëve muslimanë të rrëzuar nga pushteti, daton që nga koha e
themeluesit të Arabisë moderne, të mbretit Abdulaziz bin Abdul Rahmanit.
Mbreti në fjalë, në vitin 1955, i gjeti strehim mbretit të përmbysur të Irakut, Rashidu Ali al Gaylanit.
Më pas, në Arabinë Saudite, strehim gjetën edhe sundimtari i Jemenit,
Mohammad al Badr; diktatori i Ugandës, Idi Amin, pastaj pakistanezët,
respektivisht dy kryeministrat e Pakistanit, Nawaz Sharif dhe Pervez
Musharraf.
Nëse do të ndodhte që edhe disa vende të tjera arabe të pjesës
veriore të Afrikës t’i përmbysnin diktatorët e tyre, nuk do të kishte
kurrfarë dyshimi se edhe këta, po ashtu, do të kërkonin dhe do të
fitonin strehim të sigurt në Arabinë Saudite!
(Breziiri)