Arabia Saudite fton për një qëndrim të unifikuar të vendeve arabe dhe islame për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
“Vendet anëtare duhet të kenë një qëndrim të unifikuar për çështjet
rajonale dhe ndërkombëtare, dhe kështu të manifestohet solidariteti i
vendeve arabe”, deklaroi kryetari i këshillit të Shurasë Abdullah
el-Shejh,gjatë një mbledhje të unionit parlamentarë të vendeve islame në
Abu Dhabi.
“Popujt tanë duhet të insistojnë në eliminimin e padrejtësisë,
shtypjes dhe në të njëjtën kohë të zhvillojnë mekanizma për t’u liruar
nga varfëria dhe të përhapin mesazhin e tolerancës që mbron Islami. Ne
duhet të organizojmë veten për t’u përballur me sfidat e botës islame
dhe për të ecur para, dhe në këtë mënyrë të fillojmë iniciativën
paqësore arabe për mbrojtjen e interesave tona, kulturën dhe
trashëgiminë e lashtë”.
Në fund të mbledhjes u lëshua një deklaratë prej 24 pikash. Në
deklaratë tregohet qëndrimi i anëtareve të OKI-së për çështjet rajonale
dhe ndërkombëtare siç janë Palestina, Libani, Iraku, Tunizi, Sudani,
Somalia, Kashmiri, Azerbajxhani dhe shfrytëzimi paqësor i teknologjisë
nukleare.
(Breziiri)