Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Zgjohuni o Muslimanë | |
Kur sjelljet e besimtarit dhe veprat etij nuk janë në pajtueshmëri me normat të cilat i parasheh hadithi iPejgamberit s.a.v.s. të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi ku thuhet: "Dashuri përhirë të All-llahut dhe urrejtje për hirë të All-llahut", dhe kur për çdoçështje nuk i dorëzohemi ligjit dhe gjykimit të All-llahut. Në atë rast do tëmbizotërojë hipokrizia dhe përçarja. Ai që nuk udhëzohet në këtë parim bënzullum (krim) dhe e nëpërkëmbë të drejtën. Një ndodhi që prek shpirtin. Në një luftë të muslimanëve me tëpafetë, Aliu r.a. doli në dyluftim me komandantin e tyre. Aliu e mundi dhe errëzoi përtokë. Kur ai hoqishpatën ta mbys atë, ai e pështyu Aliun në fytyrë. Aliu atëherë e lëshoi, ela dhe u largua nga ai.Kundërshtari i habitur nga ky gjest i tha Aliut: Pse nuk më preve (therre)? Imami iu përgjigj: Unë luftoja për hirë të All-llahut por ti pasiqë mëpështyre, u frigova se vallë nëse të mbys mos më konsiderohet si hakmarrje ndajteje. Andaj të lirova për hirë të All-llahut. I pafeu shtoi: Ishte e udhës që pështyrja ime ty të të hidhërojë dhe tëmë mbysësh sa më shpejtë por pasi që ju i besoni kësaj feje që preferontolerancën maksimale, padyshim kjo është fe e vërtetë. Një ndodhi tjetër: Në një kohë, një sundimtar musliman esuspendoi gjykatësin për shkak se ai me hidhërim dhe mllef të tepruar po iaprente dorën një hajni. Ndërsa dihet se ai që zbaton urdhërin e Zotit nuk duhettë jetë nën ndikimin e hidhërimit, por ndaj të pandehurit duhet të jetë imatur, kur ai zbaton normën e sheriatit. Mirëpo gjykatësi kishte rënë nënndikimin e hidhërimit, gjë që nuk i lejohet gjykatësit musliman. Për këtësunduesi e suspendoi atë. Sëmundje të rrezikshme shoqërore dhegjendje brengosëse e kanë goditur popullin musliman saqë nga pikëllimi, zemra emuslimanit pikon gjak. Fiset më të prapambetura e kuptojnë kur ju kanosetrreziku. Ata i lënë mosmarrëveshjet mes vete dhe i harrojnë armiqësitësekundare kur ata i sulmon ndonjë armik i jashtëm. Edhe fiset më të prapambetura dinë tambrojnë interesin e përbashkët. E, pse ata që marin përsipër mbrojtjen eislamit dhe thirren në atë nuk i harrojnë armiqësitë e tyre personale, por uahapin rrugën armiqve të jashtëm të panumërt që t'i sulmojnë, pasiqë ata janë tëgatshëm të sulmojnë nga çdo vend. Kjo gjendje është trishtuese, shkatërrimbrengosës dhe tradhëti ndaj Islamit dhe muslimanëve. Lidhur me këtë do të përmendi një ndodhi nga e cila duhetmarrë mësim: Kanë qenë dy familje prej fisit beduinHasenan dhe në mes tyre ka patur përleshje të përgjakshme, saqë si pasojë e tyre kanë rënë viktimë mbi pesëdhjetëburra. Por, çdo herë kur iu kanosej rreziku nga fisi Sebkan ose Hajderan atabashkoheshin, ndihmonin njëri-tjetrin dhe i harronin krejtësisht mosmarrëveshjetmes vete. O popull musliman, a e dini se sa janëfiset e armiqve që përgatiten ta sulmojnë fisin musliman? Ata janë më shumë senjëqind dhe ata kundër Islamit dhe muslimanëve janë të lidhur sikur hallkat ezinxhirit rreth e përqark. Muslimanët kanë nevojë të bashkohen, homogjenizohendhe të bëjnë rreshtimin e radhëve që ta pengojnë sulmin e çdonjërit prej tyre,për fat të keq ata bëjnë inat dhe çdonjëri vepron sipas ëndjes dhe egos së tijpersonale, ku në atë mënyrë ua përgasitin terenin dhe ua hapin dyert armiqve qëtë hyjnë në oborrin e garantuar Islam. A i ka hije kjo popullit musliman? Po të duash t'i numërosh grupet e armiqve që rrethojnëIslamin, ata fillojnë prej atyre të humburve, ateistëve e deri tek të pafetë.Telashet e dynjasë, situata e destabilizuar etj., të gjitha këto janë hallka tëlidhura mes vete që mund të arrijnë shtatëdhjetë sosh. Të gjithë dëshirojnë dhepandërprerë tentojnë t'ju godasin me të keqe. Të gjithë presin momentin që tëhakmirren ndaj jush. Ju përballë gjithë këtyre armiqëve nuk keni me çka tëmbroheni përpos armës së mprehtë, hendekut të sigurtë dhe kalasë së fortifikuare gjithkjo është vëllazëria Islame. Zgjohu o musliman! Rrënimi i kalasë Islame për disa arsyepa vlerë dhe për ca shkaqe të pabaza është në kundërshtim me ndërgjegjen egjallë dhe kundër interesit të përgjithshëm Islam... Zgjohu! Në hadith është thënë:Dexhalli, sufjaniu dhe të ngjashëm me ata që do të miqësohen me hipokritët dotë paraqiten në kohën e fundit, ata do ta shfrytëzojnë përçarjen në mesmuslimanëve, do të përfitojnë nga dhënia e muslimanëve pas dynjasë, do tashkatërrojnë njerëzimin shumë lehtë, do të përhapin amoralitetin dhe prostitucioninnë shoqërinë muslimane, do të shkaktojnë luftëra, gjakderdhje, dhe do tashkatërrojnë moralin. Në atë rast do të mbizotërojnë mbi popullin musliman dhedo t'i robërojnë ata. (Zoti na ruajtë) O besimtarë! Nëse me të vërtetë ju doni të jetonitë ndershëm dhe nuk i pranoni prangat e poshtërsisë dhe të ligështisë. Zgjohuni nga gjumi i thellë. Kthehuni të kaluarës suaj të ndritshme. Hyni në kalanë e shenjtë të fortifikuar. Kur'ani fisnikfton në atë ku thotë: "Me tëvërtetë besimtarët janë vëllezër" Në këtë kala mbroni veten tuaj ngasulmet e diktatorëve kriminel të cilët e shfrytëzojnë përçarjen dhe grupacionintuaj të brendshëm.. Nëse refuzoni që të hyni në të,atëherë nuk do të mundeni t'i mbroni të drejtat tuaja, bile as jetën tuaj. Nga kontraditat dhe zënkat mes vete humbet edhe ajo pakfuqi që ka mbetur. Ja një shembull konkret: Një fëmijë mund t'i godas dy të fortëkur ata janë duke luftuar mes vete, poashtu drejtpeshimin e dy kodrave të vënanë peshojë mund t'ua prish dhe të luajë rol në drejtpeshimin e tyre njëgurralecë, saqë njërën ta çojë lartë e tjetrën ta zbres poshtë. O popull musliman! Nëse ju nuk i leni interesatpersonale, egoizmin, dhe grupacionet, fuqinë tuaj do ta merrë era, armiku ijuaj me pak fuqi mund t'ju mposhtë dhe t'ju zhdukë. Nëse ju jeni me të vërtetëtë lidhur mes vete siç ju porosit Islami, respektoni parimin pejgamberik kuthotë: "Besimtarëtjanë si një ndërtesë e fortë që tullat e saj janë të lidhura mirë mes vete".Vetëm kështu do të shpëtoni nga poshtërsia e kësaj botedhe nga ndëshkimi i ahiretit.. |. Marurë nga libri " LETRA E NJËZETEDYTË" Autorë: Bediuzzaman Said Nursi .| | |
|