Mediumet kanë njoftuar se Komisioni i parlamentit zviceran ka
refuzuar projekt-ligjin për ndalimin e përdorimit të ferexhesë,
transmeton IRIB.
Sipas njoftimeve, Komisioni për politikë ndërkombëtare në parlamentin
e Zvicrës ka refuzuar projekt-ligjin e kantonit Aargau, ku kërkohej
ndalimi i çfarëdo lloj veshjeje islame që është në formën e ferexhesë.
“Veshja e ferexhesë (burkas) nuk përbën asnjë pengesë dhe problem për shoqërinë zvicerane”, thuhet në komunikatën e komisionit parlamentar të Zvicrës.
Në komunikatë gjithashtu theksohet se ligjet aktuale të Zvicrës
lejojnë përdorimin e ferexhesë në çdo sektorë të shtetit, madje edhe
nëpër shkolla.
(Breziiri)