Psherëtima e të riut, për shkak të vonimit të namazit
Një djalosh ishte nisur që të falë namazin në xhami, por kishte
ndodhur që të ishte vonuar, dhe ja, me të hyrë ai në xhami, njerëzit veç
kishin filluar që të dalin prej saj.
Djaloshi nga shqetësimi mori thellë frymë dhe lëshoi një psherëtimë,
ndërkohë që këtë e kishte vërejtur një njeri i moshuar, i cili, sa po e
kishte falur namazin dhe dilte me turmën jashtë.
Plaku pyeti djaloshin: – Pse psherëtive ashtu thellë?
Djaloshi, i mërzitur, ia ktheu: – Psherëtima ishte nga shqetësimi im, ngase nuk munda të vij që ta falë namazin në kohë.
Atëherë, plaku, sërish, i drejtohet dhe i thotë: – Ma falë ti mua psherëtimën tënde, ndërsa unë do ta falë ty namazin tim!
Mesazhi:
Namazi i cili falet në kohën e vet, nuk ka të paguar. Djaloshi ishte i
vetëdijshëm për këtë. Por edhe plaku, duke e ditur se një namaz i falur
shpërfillurazi dhe me mangësi, nuk është i barabartë me një psherëtimë
të sinqertë, e cila del për shkak të vonesës në kohë, për kryerjen e
ndonjë vepre të mirë, në këtë rast namazi, i kërkoi të riut për një
shkëmbim të sevapeve. Psherëtima e të riut, e bërë për Allahun, e bëri
plakun të mendojë se sa peshë mund të kishte ajo te Zoti i Madhërishëm.
(Breziiri)