Letër vajzës së chatit
Letër nga zemra shpresoj që të depertojë në zemër.
Motër e shtrenjtë, Esselamu alejkum!
I dërgoj këto fjalë deri tek ty duke shpresuar se do të zëjnë vend të ty dhe do të ndikojnë në jetën tënde pozitivisht. Këto fjalë shpresoj që të mbrrijnë zemrën tënde të bardhë. Po, në zemër të bardhë sepse je krijuar me zemër të bardhë, u rrite e pafajshme, u rrite në pastërti, besnikeri dhe dashuri.
O e pasterta, e cila je robreshë e të Pastertit, je krijuar e pastër dhe je obliguar që ta ruash këtë pastërti. E pastër, e shkelqyer je sikur diamante. Sa e bukur është zemra yte kur nuk e ndotin fjalët e kota, pse e ndote atë me mëkate?! Pse lidhe zemren tënde me njerëz që nuk ta dijnë vlerën?! Ata njerëz njohtohen me ty vetëm për epshe, epshe djallezore, për momente të shkurta.
MOTËR…
Mos u mashtro me ata të cilët janë në mëkate dhe sillen rreth teje me flliqësira! Të gjithë do të pendohen një ditë, mirëpo nuk do të u sjell dobi pendimi i tillë, sepse atë ditë do të qendrojnë para të Madhit All-llah. Para Atij që i ka krijuar dhe do të japin llogari për çdo vepër, e madhe qoftë apo e vogël. Do të pyeten për fjaltë e kota nepër chat që kanë bërë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
"Çdo fjalë që ai hedh pranë tij është përcjellësi i gatshëm.” [Kaf, 18]
Çdo fjalë që del nga ty shenohet mënjeherë nga përcjellësit, që ka çdo njeri. Prandaj ke kujdes, çdo epsh që ngjall me ato fjalë do të japësh llogari!!!
OJ VAJZË E PASTER…
Oj vajzë e pastër, ngadal se je në rrezik! Ngadal se vdekja nuk njeh te madh as të vogël! Vallë ke deshirë të vdesësh duke iu folur njerëzve në chat fjalë të kota, të flliqura, ngacmuese?! Pastaj nëse vdese do të fusin në varrë të erret, vetëm, nuk ke askend të të ndihmojë. Krimbat ta hajnë trupin tend të bukur, fytyrën tënde që e ruajshe me lloj-lloj mikjazhi. Pastaj të shtrengon varri, do t’i bashkojë brinjte, t’i then eshtrat, nga ky shtrengim nuk shpeton askush.
Pejgamberi i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
"Në varrë është një shtrëngim që perjeton çdo kush. Nëse kishte shpëtuar dikush nga kjo, do të shpëtonte Saad ibn Muadhi, i cili vdiq shehid.”
Gjithashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u lutte për Aishen [radijalllahu anha] që t’i lehtësohet shtrëngimi i saj në varr, sepse ishte e dobët në trup. Pra, ti motër je e dobët pranë këtij shtrëngimi, lute All-llahun që ta lehtëson këtë shtrëngim!
Kujto atë ditë kur do ta marrish librin tënd, a të gëzon që të shohësh bisedat e tua të regjistruara aty, bisedat që i bëjshe në chat me të huajt. Ato biseda që ua ngjallshe njerëzve epshet e tyre. Mos me thuaj se unë me këto biseda vetëm po mahnitem apo po lozi. Sa tallje të tilla kanë pasur përfundim të idhët, sa lozje kanë shkatërrur moralin. Nëse tek ty kjo është lozje, te All-llahu, I cili të krijoi dhe furnizoi nuk është lozje, por mëkat dhe krim. Mos harro se mëkatet që përseriten rritën!
A NUK E DIN SE…
A nuk e din se me këto lozje e tallje që bën në internet humbë gjëjën më të shtrenjtë që posedon; humbë fenë, moralin, kohën, shëndetin, pasurinë... A ekziston diç më të shtrenjtë se këto?!
Me këto tallje e tradhton vetën tënde. Vetja yte është emanet të ty. Gjithashtu tradhton familjën, që u munduan të të edukojnë, i tradhton njerëzit që u flet me këtë tallje. Ndërsa tradhtinë më të madhe që ke bërë është tradhtija ndaj All-llahut. Argëtimi dhe lozja me nderë është krim, një gjë e tillë është e ndaluar në Islam, andaj pendohu të All-llahu dhe kthehu rrugës së drejtë!
All-llahu ta dhuroi zemren e bardhë e të shendoshë dhe ashtu ka deshirë që t’i kthehesh Atij. All-llahu të do të pastërt dhe me turp se keto të dyja janë peshorja e bukurisë dhe embëlsirës tënde. Atë ditë kur do të martohesh do të pendohesh për çdo gjë që ke vepruar …
Ndoshta gjen arsye e thua: Unë jam e sigurt për vetën time dhe nuk i dorëzohem kurtheve të djallit aq lehtë. Ne të thojmë: A je e sigurt me shumë sesa gratë e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], te cilat i urdhëroi All-llahu e u tha:
"O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.” [El-Ahzabë, 32]
Vallë pas këtij ajeti akoma mendon se je me e sigurt dhe e paster se ato gra, që All-llahu iu tha mos u llastoni në të folur. E si do te bëhët me atë që tallet me lloj-lloj fjalësh joshese në chat?!
Pra, kthehu... pendohu te All-llahu... premtoi Atij se nuk do të kthehesh në gabime që të çojnë në amoralitet...!
All-llahu kur ndaloi nga amoraliteti nuk tha mos beni amoralitet, por tha mos iu afrohuni amoralitetit. Andaj kuptohet se çdo veper, që të afron në amoralitet është haram qoftë ajo fjalë apo levizje e dyshimtë që ngritë epshin e burrave.
A ke dëgjuar për një vajzë të re, e cila vdiq duke shiquar filma erotik, të cilës i kishte mbetur telekomanda në dorë. Kur moren ta lajnë kufomen e saj u munduan t’ia hjekin atë nga dora po nuk ia arriten dhe u detyruan ta vorrosin me telekomande në dorë. Valle a nuk ke frikë të kesh një përfundim të tillë?! Aspak nuk mendon?!
DËGJO…
Dëgjo njerin nga larësit e kufomave që thotë:
Vetëm për dy muaj në kryeqytetin Riad të Saudise kanë vdekur afër 400 përsona, shumica prej tyre kanë qenë të rinjë e të reja, për të cilët thuhej se kanë vdekur papritmas, pa sëmundje.
Vallë, a mendon se vdekja nga ty është largë?! Vdekja nuk njeh të vegjel apo të medhenj, meshkuj apo femra, të rinj apo pleq, të bukur apo të shumtuar. Për vdekjën të gjithë janë të barabartë, andaj zgjithe ti vetë përfundimin tend!
Njeriu e ka perfundim ashtu siç i posedon veprat. Nëse është vepërmirë, me të mirë përfundon. E nëse është vepërkeq, atëherë keq do të jetë fundi i tij, All-llahu na ruajtë nga përfundimi i keq, AMIN!
Shiqo pra veprat e tua, së paku vetëm në javen e kaluar çka ke bërë, do të zbulosh se si e ke fundin.
MOTËR E SHTRENJTË…
Ti je një lule e bukur që njerëzit e mirë nuk deshirojnë të të shohin të vyeshkur. Je lule që meriton të jesh në një kopësht të dlirë e të bukur, kthehu pra në pozitën tënde, në të cilën meriton të nderohesh, mos u bën si leckë që të përdorë çdokush e me në fund ...hudhe në vendin e mbeturinave…
Kthehu sikur ke qenë e pastër... kthehu tek All-llahu dhe dije fort mirë se do të qëndrosh para All-llahut! Nuk është me ty askush, të gjithë heqin dorë nga ti. Prej të parëve janë që hekin dorë nga ti ata qe lozeshe dhe u tallëshe me ta. Gjithashtu do të akuzojnë para All-llahut se ti ke qenë shkak që i ke derguar ata në mëkate. Çka do t’i thuash All-llahut për këtë?
Llogarite vetën para se te llogaritesh dhe dije se kjo jetë është sa një sekonde, ndërsa purfundimi yt është sekret, andaj puno për të ardhmen tënde! Pendohu sinqerisht, le anesh çdo lidhje që të çon në mëkate, gjej shoqe të moralshme, lexo historinë e grave të ndershme, nënave të muslimaneve dhe sahabijëve, mbushe zemrën tënde me leximin e Kur’anit, që të sjell dobi atë ditë kur nuk të sjell dobi interneti. Dije se nuk je krijuar për tallje, po vetëm për ta adhuruar All-llahun e vetëm!
DIJE…
Dije motër se të gjithë jemi mëkatarë, mirëpo me i miri është ai i cili pendohet. Andaj mos prit po pendohu sa më shpejte!
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë për ata që pendohen:
"Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.” [En-Nurë, 5]
Pendohu dhe vepro vepra te mira që të fshihen veprat e këqia!
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
"Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” [Hudë, 114]
Mos i humb shpresat edhe nëse ke mëkate shumë sepse mëshira e All-llahut është e madhe, dije se dera e pendimit është e hapur! Bën lutje shumë sidomos ne kohën kur All-llahu zbret në qiellin e tokës në 1/3 e natës dhe thotë:
"A ka kush që të më lutet e t’ia jap atë që kërkon? A ka kush që kerkon falje e që ta fali atë...?
Gjithashtu All-llahu thotë në një tjetër hadith kudsijj: "O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, andaj kërkoni falje nga Unë që t’ua fali! O robërit e mi, nëse dikush nga ju me vjen me mëkate sa toka të mëdhaja dhe ka bërë pendim për këtë, Unë do t’ia fali pamedyshje, pçrveç shirkut që nuk falet…
Mos humb shpresat e të të mashtrojë pastaj djalli i mallkuar, i cili të rrin mbi kokë e të thotë: Ka kohë, kur të martohesh pendohesh... dhe ta zbukuron ai i mallkuari vepren e keqe. Andaj largohu atij dhe mos e dëgjo, thuaj me zë të lartë: Jo nuk të nënshtrohem ty o i mallkuar. Pra, ke kujdes motër që mos të zë dita kur s’ka mundësi gjuha jote të flet fjalën e pendimit. Gjithashtu dije se kurthet e djallit janë të dobëta nëse ti pak bën durim dhe ke qëndrim!
Dije fort mirë se shumë shtëpi kanë humbur nderin e tyre duke percjellur tregjet e djallit. Vajzat e tyre dal ngadal duke filluar me chat (internet) e pastaj numrin e telefonit, takimet dhe fundi krimi i zinase (amoralitetit).
PËR NË FUND…
Motër, ndjesë por këtë letër ta kam kushtuar vetëm duke shpresuar faljen e All-llahut të Madhëruar për mua dhe për ty e te na mundeson All-llahu xhenetin më të lartë, i cili quhet Firdevs. All-llahu është i fuqishem për çdo gjë.
Përktheu dhe përshtati
Ebu Muadh