Mbreti
i Arabisë Sauditë, Abdullahu, i ka ofruar përkrahje presidentit të
Egjiptit, Husni Mubarakut, dhe i ka gjykuar “sulmet ndaj sigurisë dhe
stabilitetit” në Egjipt.
“Populli dhe qeveria e Arabisë Saudite, i dënon fuqishëm këto sulme,
dhe se qëndron përkrah qeverisë dhe popullit egjiptianë”, është shprehur
mbreti Abdullah në bisedën telefonike me Mubarakun, transmeton agjencia
shtetërore saudite, SPA.
Siç bën të ditur gazeta, mbreti Abdullah, i cili për momentin gjendet
në Marok, i ka bërë thirrje Mubarakut që t’i dënojë “sulmet ndaj
sigurisë dhe stabilitetit” në Egjipt, të shkaktuara nga disa elementë
“të hedhur” në emër të “lirisë së shprehjes”.
Nga ana tjetër, Mubaraku e “siguroi” bashkëbiseduesin se gjendja në
Egjipt është e “qëndrueshme”, dhe se pjesëmarrësit përmes trazirave nuk
dëshirojnë që në Egjipt të ruhet stabiliteti, porse tentojnë që t’i
krijojnë “qëllimet e dyshimta” të tyre.
Përndryshe, mbreti saudit është lideri i parë i cili, në mënyrë
publike, e ka përkrahur presidentin egjiptian, që prej para pesë ditësh,
kur edhe filluan demonstratat.
(Breziiri)