Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite bën të qartë se organizimin dhe të dhënat mbi rregullat e haxhit ka vendosur që të mos lejojnë hyrjen e askujt pa iu përmbajtur kushteve, me të cilën obligohet marrja e vizës për të hyrë në Arabin saudite për të kryer ritet e haxhit , gjithashtu obligon që gruaja që ka më pak se 45 vjet duhet patjetër ta ketë mahremin (shoqëruesin)me vete.
Ministria bën të ditur se kjo do të përcaktohet në vizën e gruas apo të mahremit shoqëruesit pa marrë parasysh nga cili vend është. Ky ligj është duke u zbatuar tek të gjitha gratë të cilat kanë paraqitur kërkesën për vizë të haxhit.
Në analizën e përgjegjësit të ministrisë së haxhit zëdhënësit zyrtar të ministrisë Hatim bin Hasen kadi që i ka dhënë lajmeve informative të Sauditë si përgjigje e deklaratave të disa lajmeve që kanë publikuar nga kryesuesi i delegacionit Nigerian për shkak të mos lejimit të hyrjes së një grupi të grave nga Nigeria që janë nisur për të kryer haxhin por janë kthyer në vendin e tyre nga aeroporti.
Njohurit rreth haxhit janë të njohura qysh prej disa viteve dhe nuk ka ndonjë problem të veçantë për këtë kur kjo dihet qysh më herët nga ministria e haxhit./mesazhi/Sh.Hulaj