Në Egjipt po rritet rreziku për vendosjen e një “regjimi islamik”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
“Në këtë kohë kaosi, një grup i organizuar islamik mund të marrë në
dorë shtetin. Kjo ka ndodhur në Iran dhe në vende të tjera”, tha
Netanjahu gjatë një konference shtypi me homologen e tij gjermane.
Gjatë ditës Izraeli ka lejuar rritjen e pranisë ushtarake egjiptiane
në Sharm el Sheik me rreth 800 ushtarë. Sipas marrëveshjes paqësore mes
dy shteteve të arritur në vitin 1979, Egjipti ka pranuar krijimin e një
zone të demilitarizuar në kufirin me jugun e Izraelit.
(REL)