Në mbarë Iranin sot mbahen tubime për të përkujtuar 32 vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Televizioni shtetëror tha se miliona njerëz pritet të marrin pjesë në demonstratat e organizuara nga shteti.
Autoritetet kanë thënë se tubimet e sivjtme gjithashtu do të jenë një akt i solidaritetit me popullin e Egjiptit dhe protestat e tyre kundër presidentit Hosni Mubarak.
Ndërkohë, autoritetet nuk dhanë leje për tubimin e solidaritetit me popullin egjiptian, të cilin opozita e kishte planifikuar ta mbajë të hënën./BS/