Myftiu i Bosnjë Hercegovinës tha se muslimanët më shumë se kurrë janë duke kërkuar unitet dhe bashkim në mes veti dhe uniteti islam mund të ndihmojë revolucionet islame në realizimin e idealeve të tyre në vendet arabe dhe muslimane.
Mustafa ef. Ceriq në një intervistë me “IKNA” tha: “Muslimanët çdo ditë drejtohen drejt një kibleje, kanë një Libër të shenjtë dhe shumica e mendimeve dhe ndjenjave të tyre janë të njëjta, kurse të gjitha këto tregojnë se sa unik dhe të njëjtë janë ata në mes vete.”
Ceriq i cili para disa ditëve mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të unitetit islam në Teheran, theksoi se muslimanët duhet të bashkëpunojnë dhe të ecin drejt idealeve të tyre në ruajtjen e dinjitetit islam, vlerave të njeriut dhe në krijimin e një civilizimi islam të bazuar në shkencë, art dhe kulturë.
Myftiu i Bosnjës nuk la pa përmend edhe imam Homeinin, për të cilin tha se, me anë të bashkimit dhe unitetit arriti të bëj revolucionin islam në Iran.