Kongresi do të veprojë në arritjen e lirisë së plotë të boshnjakëve në atdhe dhe në diasporë, në ruajtjen dhe afirmimin e sovranitetit dhe unitetin e B dhe H.
KBB do të synojë të mbështesë krijimin dhe zhvillimin e institucioneve kombëtare të boshnjakëve, siq janë Akademia e Shkencave , Fondacioni Kombtarë Boshnjak, si dhe të organizatave të tjera.
Kongresi do të punojë për arritjen e lirisë së plotë të boshnjakëve në atdhe dhe në diasporë, në ruajtjen dhe afirmimin e sovranitetit dhe unitetin e B dhe H, si dhe kontributin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombtarë.
Në kongres morën pjesë akademikë të shumtë, politikanë, të ftuar nga trupat diplomatike, si dhe përsonalitete të shquara.
“Duhet ndërmarrë masa të jashtëzakonshme në mënyrë që të lidhim të gjithe boshnjakët, e cila lidhje do të jetë një nga detyrat e Kongresit. Në anën tjetër gjendja e jashtëzakonshme midis boshnjakëve, fatkeqësisht e reflektuar edhe në situatën në të cilën gjendet Bosnja dhe Hercegovina. Shteti i papërfunduar, i shantazhuar si nga brenda popashtu edhe nga jashtë ", tha Muamer Zukorliq, myftiu i Bashkësisë Islame (BI) në Serbi.
"Mund të kemi bashkëpunim me partitë politike, por partitë politike nuk mund të kenë kurfar ndikimi në Kongres as nuk do të munden ta shfrytëzojnë Kongresin për interest e veta," shtoi ai.
Historia e skllavërisë dhe segregacionit
"Gjithë jetën time kam luftuar për njohjen e emrit tonë kombëtar dhe respektimin e identitetit tonë si Boshnjak. Në këtë luftë, kam përjetuar moment të gëzimit dhe ndjenje shqetësimi, përshkak se nuk kemi arritur të përcaktojmë identitetin tonë, edhe më shumë për shkak të manipulimit me këtë identitet dhe me emrin, të cilat ende vazhdojnë", tha Filipoviq.
Duke kujtuar historinë e dhunës, e cila filloi në shekullin e XVI, Filipoviq tha se kjo ishte një histori e dhunës së madhe , shfarosja e popullit, shkatërrimi I pronës, historia e skllavërisë dhe segregacionit, shfrytëzimi kolonial i vendeve dhe kontinenteve, historia e krimit pa ndëshkim.
Pjesëmarrësëve iu drejtuan edhe Presidenti i Akademisë Boshnjake, akademiku Ferid Muhiq, i cili vuri në dukje faktin se ende ekzistojnë Boshnjakë të cilët nuk e dinë se janë Boshnjakë apo nuk kan guxim të deklarohen.
"Njeriu që ka frikë të thonë publikisht përkatësinë e tij kombëtare nuk është i emancipuar dhe i lirë. Si është e mundur që kjo frikë është prezente vetëm tek boshnjakët, edhe pas 20 viteve pas përtrirjes së emrit njëmij vjet të vjetër kombëtar boshnjak ", potencoi akdemiku Ferid Muhiq.
/Mesazhi/Ismet Azizi/