islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet Ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
481 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 481 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet Ditore Empty96%Lajmet Ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet Ditore Empty1%Lajmet Ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet Ditore Empty2%Lajmet Ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet Ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:10

Milloshoski: Maqedonia dëshiron ta zgjidh kontestin për emrin në kuadër të KB-së


Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Miloshoski___Bani_ki_Mun_991661152
Republika e Maqedonisë dëshiron ta zgjidh kontestin për emrin në kuadër të normave të Kombeve të Bashkuara, ku garantohen të drejtat e njeriut, dinjiteti kombëtar dhe respektimi i rezolutave të cilat kanë të bëjnë me këtë çështje, duke përfshirë edhe respektimin e Marrëveshjes kohore të cilën Maqedonia dhe Greqia e kontraktuan në shtator të vitit 1995, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban ki-Mun, në selinë e Organizatës botërore në Nju-Jork.
Ban ki-Mun pozitivisht e vlerësoi zhvillimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e implementimit të Objektivave zhvillimore të Mijëvjeçarit të KB-së, ndërsa u interesua edhe për zhvillimin e fundit të ngjarjeve në procesin e bisedimeve me Greqinë për dallimet rreth emrit.
"Ky ishte rast i mirë Republika e Maqedonisë të prezantohet në dritë të mirë dhe njëkohësisht të ftohet Ban ki-Muni në emër të presidentit Gjorge Ivanov të jetë mysafir dhe folës në sesionet e Këshillit të Evropës në Strasburg, kryesuese e së cilit është Maqedonia", deklaroi Milloshoski. Ai e ka njoftuar sekretarin e përgjithshëm Ban ki-Mun me shënimin e ardhshëm të 60-vjetorit të Konventës për të drejtat e njeriut në Strasburg, ku pritet prezenca e tij.
U bisedua, siç theksoi shefi i diplomacisë, edhe për pjesëmarrjen e Maqedonisë në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse, kontributin e Maqedonisë në punën e KB-së si anëtare aktive e cila kishte presidentin e vet në Asamblenë e Përgjithshme, si dhe për gjendjen në rajon. /MIA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Ohri, pre e plaçkitjeve të ndryshme   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:11

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=ohrid_1_215985132_115262395
Me kapelë të zezë dhe revole në dorë, ky person tani për tani i panjohur, para do kohësh plaçkiti një prej shitoreve në qendër të Ohrit. Duke ua drejtuar revolen në kokë dhe me kërcënime me vdekje, e ka marrë tërë fitimin e ditës. Incizimet nga kamerat e sigurisë tek të cilat sot erdhi Alsat-M, tregojnë se çka në të vërtetë ka ndodhur atë ditë në orën pesë të mëngjesit.
Por nuk është kjo e vetmja vjedhje. Thuajse nuk ka shitore apo butik në Ohër e ku mos të kenë hyrë vjedhësit. Të plaçkiturit me të cilët biseduam mendojnë se qendra jonë më e madhe turistike po shndërrohet në qytet të hororit. Dyqanxhinjtë thonë se shpesh mbyllen brenda sepse ka ndodhur të mos e hetojnë kur dikush hyn dhe ua merr fitimin.
“Unë isha brenda. Por dola jashtë sepse ishte nxehtë. Kur u ktheva pash dy të rinj duke ikur. Derisa mbylla që të vrapojë pas tyre ishte vonë. Kur zbrita poshtë pash një polic të cilit i tregova gjithçka. Ai i kërkoi nga njëra kurse unë nga ana tjetër, por nuk i gjetëm”, kështu u shpreh një shitëse e plaçkitur.
Edhe në njërin prej butiqeve përreth, rrëfen kjo banore e Ohrit, para do kohe kanë hyrë dy gra të moshuara. Përderisa njëra ka kërkuar numër për fustanin, tjetra e ka marrë, e ka vendosur në çantë dhe ka ikur. Persona të panjohur para do kohe plaçkitën një shitëse në një prej butiqeve të vendosura në Çarshinë e Ohrit. Kamerat e sigurisë më vonë treguan se edhe në këtë rast bëhet fjalë për gra të cilat në mënyrë të koordinuar e kanë përgatitur aksionin. Tentim të ngjashëm kishte edhe në një butik për rrobe për djem në qendrën tregtare “Amam”, por i njëjti është ndaluar nga ana e punonjësve. Sipas të dhënave të MPB-së, është rritur numri i vjedhjeve nëpër shtëpi dhe banesa nëpër Ohër. Me qëllim të mbrojtjes, banorët e Ohrit në mënyrë masive vendosin dyer dhe kamera sigurie. Këtij personi prej në shtëpi i kanë vjedhur 3000 dollarë dhe ari në vlerë prej 6500 euro.
“Për dhjetë ditë kanë ndodhur katër vjedhje të ngjashme në diametër prej 1 kilometri. Ne iu treguam inspektorëve se kush mund të jenë vjedhësit e mundshëm por nuk reaguan. Nuk u bë analizë nga ana e teknikës kriminalistike”, u shpreh një banorë i plaçkitur i Ohrit.
Të dhëna brengosëse vijnë edhe nga MPB. Nga fillimi i vitit e deri më sot vetëm në Ohër janë regjistruar 325 vjedhje. Në dy raste janë sulmuar policët në tentim që të pengohet vjedhje më e madhe. Sidoqoftë, edhe nga atje pohojnë se numri i vjedhjeve në Ohër është në rritje drastike. Miki Trajkovski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: SIOFA, Raport për përforcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:13

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=SIOFA_596685650
Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, me mbështetje të Programit të KB-së (UNDP, UNICEF dhe UNESKO) për përforcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik, sot në Shkup do ta prezantojë Raportin me rezultate nga vlerësimi i përbashkët i kapaciteteve nacionale dhe lokale për përforcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik.
Raporti, i cili është i pari i këtij lloji, është përpunuar nga 75 përfaqësues nga të gjitha grupet e prekura në nivel nacional dhe lokal që i mbulojnë komunat Kërçovë, Kumanovë dhe Strugë. Dokumenti përmban kontroll të kapaciteteve dhe sistemeve nacionale për përforcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik, i identifikon mangësitë dhe përmban rekomandime të hollësishme për përballje me ato mangësi.
Në bazë të rekomandimeve, KB filloi një seri aktivitetesh për përforcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik, që i përfshijnë edhe grantet e ndara për nëntë projekte të nëntë OJV-ve në të tre komunat - Kërçovë, Kumanovë dhe Strugë. Tre nga organizatat e zgjedhura - nga një nga Kërçova, Kumanova dhe Struga, do t'i paraqesin projektet e veta në ngjarje.
Programi i Kombeve të Bashkuara, i cili ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve nacionale dhe lokale për mirëmbajtje efektive dhe zhvillim të kohezionit në bashkësitë shumë-etnike është financuar nga Qeveria e Spanjës përmes Fondit për realizim të Qëllimeve zhvillimore të mijëvjeçarit.
Po zbatohet së bashku me Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, ministrive të Arsimit dhe Shkencës, të Kulturës dhe të Vetëqeverisjes Lokale, BNJVL-së, mikro-rajoneve përreth dhe komunave Kërçovë, Kumanovë dhe Strugë, si dhe me përfaqësues të shoqërisë qytetare, ndërkaq me mbështetje nga UNDP-ja, UNICEF-i dhe UNESKO-ja. /MIA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Sejdiu, kryetar aktiv i LDK-së   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:14

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=LDK_logo_284789506_157344131
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një mbledhje me disa nga anëtarët e kryesisë ku prezent ka qenë edhe Fatmir Sejdiu, tashmë në cilësinë e kryetarit aktiv të kësaj partie.
Nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu, tha se ky takim ka qenë si pritje për Sejdiun në pozitën e kryetari të partisë të cilën deri më tani e ka mbajtur të “ngrirë”.
“Ishte takimi i kryesisë me kryetarin e LDK-së, do të thotë si kryetar i cili tash e tutje do të jetë më aktiv në pozitën e tij.... I dëshiruam mirëseardhje dhe natyrisht ne i jepem opinionet tona për të bërë një mobilizim më të madh në mënyrë që të rikthejmë LDK-në atje ku ka qenë më herët”, tha Eqrem Kryeziu, nënkryetar i Parë i LDK-së.
Ndërsa, numri i dy LDK-së, me një lloj sarkazmi dhe me pak humor, në njëfarë mënyre ka lënë të kuptohet se nuk do të pranoj të bëhet president i Kosovës. Në pyetjen se nëse do të jetë i gatshëm të bëjë një gjë të tillë, Kryeziu tha se nuk beson që Kosova ka rënë në atë nivel sa ta udhëhiqet nga ai vet.
I pyetur në mënyrë direke, “A është e mundshme kandidatura e juaj për President të Kosovës”?
“Nëse ka ra Kosova në kësi “derexhe” nuk po di se çfarë t’ju them më”, u përgjigj Eqrem Kryeziu.
Kryeziu ndër të tjera shtoi se, LDK është e gatshme që të pranoj zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë që të mos jetë pengesë, siç thotë ai, i proceseve demokratike që zhvillohen në vend. Shkëlzen Osmani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: EULEX-i kryen bastisje në komunën e Skënderajt   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:16

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=eulex_326942703
Policia e Kosovës dhe Task Forca Anti-Korrupsion nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), janë duke kryer bastisje në katër shtëpi private dhe në komunën e Skenderajt, në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale.
Njoftimin e ka bërë të ditur misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
"Të dyshuar janë tetë persona, duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Skenderajt dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në Komunën e Skenderajt”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga EULEX-i.
“PSRK është duke i udhëhequr hetimet. Akuzat kanë të bëjnë me: keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe ushtrim i ndikimit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: AI: Ndalni kthimin e dhunshëm të romëve në Kosovë   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:17

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=0protjerivanje_224356325
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesti Intërneshenel (Amnesty International - AI) ka kërkuar nga vendet e Evropës perëndimore që të ndalin kthimin e dhunshëm të romëve në Kosovë.
Në raportin që mban titullin, “Nuk mirëpriten askund: Jepini fund kthimit të detureshëm të romëve në Kosovë”, organizata tërheqë vërejtjen se si “romët dhe pjesëtarë të komuniteteve tjera pakicë, përfshirë këtu edhe fëmijë, dëbohen për në Kosovë, shpesh pa asgjë më vete, përveç rrobave që kanë në trup, për t’u përballur me diskriminimin dhe dhunën e vazhdueshme”.
“Vendet e Bashkimit Evropian rrezikojnë të shkelin ligjet ndërkombëtare, duke i dërguar njerëzit në vendet ku u kanoset abuzimi apo ndonjë dëmtim tjetër serioz. Në vend të kësaj, Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të ofrojë mbrojtje ndërkombëtare për romët dhe pakicat tjera në Kosovë, derisa të mund të kthehen të sigurt”, citohet të ketë thënë Sian Jones, eksperte e Amnesty International për Kosovën.
“Autoritetet në Kosovë gjithashtu duhettë sigurojnë që romët dhe pakicat tjera të mund të kthehen në baza vullnetare dhe të reintegrohen lirshëm në shoqëri”, ka thënë ajo.
AI në vazhdim pohon se mijëra romë, që viteve të 90-ta kishin ikur nga lufta dhe përndjekja, janë kthyer në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.
Shumë nga romët e kthyer, thuhet në raport, kanë lindur në botën e jashtme dhe vetëm një numër i vogël i tyre flet shqip, tash gjuha kryesore në Kosovë.
Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Hiqen vizat nëse Shqipëria braktis Konferencen Islamike   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:20

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=BE_flamujt_299148181
Liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të jetë në vëmendjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme. Rregullorja e paraqitur për heqjen e vizave, e cila ka marr “Ok” në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, pritet të marrë përsipër edhe një tjetër amendament.
Eurodeputeti holandez Daniel Van der Stoep ne nje interviste ekskluzive ne numrin e sotem te Gazeta Shqiptare beri te ditur se amendamenti kerkon largimin e Shqiperise dhe Bosnjes nga Konferenca Islamike, ku keto vende aderojne aktualisht.
"Ky amendament nënkupton në radhë të parë se ne nuk duam liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën dhe së dyti ne duam që këto dy vende të largohen nga Konferenca e tmerrshme Islamike, sipas mendimit tim, që përcakton “shariah”- në bazë të të drejtave të njeriut (Deklarata e Kajros). Së treti, Partia për Lirinë në Holandë është ashpërsisht kundër vendeve të reja që anëtarësohen në Bashkimin Europian, sidomos nëse ato janë anëtare të Konferencës Islamike", tha Van der Stoep.
Nderkohe një ndër debatuesit e ashpër në takimin e fundit për Shqipërinë dhe Bosnjën në Komisionit e të Drejtave Civile dhe Lirive në Parlamentin Europian, eurodeputeti holandez Daniel Van der Stoep, njekohesisht anëtari i Partisë për Lirinë në Holandë, ne ntervisten ekskluzive ne numrin e sotem te Gazeta Shqiptare shpjegon arsyet që e nxitën të propozojë amendamentin e pazakontë.
Ai tha se shpreson që ky amendament të miratohet gjatë mbledhjes së sotme në komision.
Një ekstremist në qëndrimet e tij, Van der Stoep theksoi se është tërësisht kundër liberalizimit të vizave, por nëse PE do të vendosë për këtë, Tirana dhe Sarajeva duhet së paku të rishqyrtojnë anëtarësimin e tyre në Konferencën Islamike.
Rekomandimi i komisionit do të kalojë për votim në PE në seancën e Strasburgut më 15 tetor, i cili më pas do t’ia dërgojë ministrave të Brendshëm të BE-së për një vendim përfundimtar me 7-8 nëntor për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, që hyn në fuqi ekzekutive maksimumi para Krishtlindjeve, në fund të dhjetorit 2010.
(d.b/Balkanweb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Kushner për vazhdimin e bisedimeve izraelito-palestineze   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:23

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=kusner_808215739
Palestina - shtet i ri dhe anëtare e Kombeve të Bashkuara, do të jetë garanti më i mirë i paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, ka vlerësuar ministri i Jashtëm i Francës, Bernar Kushner.
“Sot gjendemi para një rasti historik që nuk duhet lëshuar dhe shpresoj që procesi paqësor të vazhdoj. Izraelitët dhe palestinezët duhet që bashkë të marrin vendimin strategjik për t’i dhënë fund konfliktit, sepse kjo është në interesin e tyre të dyanshëm dhe të gjithë botës”, ka thënë Bernar Kushner nga foltorja e AP të OKB.
Pas fjalimit Kushner u ka thënë gazetarëve se Franca është për vazhdimin e moratoriumit izraelit.
“Populli i Izraelit dhe Palestinës dëshiron paqe dhe ne nuk bënë të presim”, ka konkluduar Bernar Kushner. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Vritet një zyrtar afgan dhe pesë persona të tjerë   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:24

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Afganistan_753830610
Zyrtarët afganë thonë se një zëvendës guvernator provincial ka humbur jetën sot, së bashku me pesë persona të tjerë, gjatë një sulmi vetëvrasës, në provincën Ghazni.
Shefi i policisë, Zarawar Zahid, ka thënë se sulmuesi vetëvrasës ka qenë në motoçikletë dh ka marrë në shënjestër një konvoj makinash, në të cilën gjendej edhe zëvendës guvernatori Mohammad Kazim Allahyar.
Në sulm është vrarë edhe djali i tij, nipi dhe tre truprojat. /REL/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: SHBA të zhgënjyer nga sjellja e Izraelit   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:25

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=micel_895172881
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur zhgënjim për kalimin e moratoriumit izraelit për ndërtimin e vendbanimeve dhe kanë kumtuar se në rajon do të dërgojnë emisarin për Lindjen e Mesme Xhorgj Miçel (George Mitchell), ka bërë të ditur Stejt Departamenti.
“Jemi të zhgënjyer, por mbetemi të përqendruar në qëllimin tonë afatgjatë në rajon”, dhe ai ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me qëllim të arritjes së marrëveshjes paqësore, ka deklaruar zëdhënësi i diplomacisë amerikane Filip Krouli. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Ushtari amerikan rrëfen krimet   Lajmet Ditore EmptyTue 28 Sep 2010 - 14:30

Lajmet Ditore %28u39u%29afganistan%20ushtare%20amerikan%202352Televizioni amerikan ABC ka publikuar videon tronditëse të një ushtari amerikan që tregon se si ka qëlluar ndaj civilëve të carmatosur dhe të pafajshëm në Afganistan.“Hodhëm një granatë. Pastaj, rreshteri klithi duke më thënë: vrite atë djalë, vrite”, ka treguar ushtari 22 vjecar Jeremy Morlock.Marinsi ka pranuar kështu vrasjen nga ana e patrullës së tij të tre civilëve afganë, të cilët u zgjodhën rastësisht dhe u qëlluan për sport ose për ta kaluar kohën.Sipas burimit mediatik amerikan, bashkë me Morlock po hetohen edhe katër ushtarakë të tjerë që shërbenin në misionin në Afganistan. /top-channel/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet Ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: