| Lajmet Ditore | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Wed 20 Oct 2010 - 11:52 | |
| Çeki, Dënime drakonike për sulmuesit e romëve Gjykata e Çekisë i ka dënuar katër ekstremistë të djathtë për zjarrvënie në një familje rome, e cila i shkaktoi plagë të rënda një vajze dy vjeçare. David Vaçulik, Jaromir Lukesh, Ivo Miler dhe Vaclav Koxhojanu u akuzuan për tentim vrasje me motive racore në prill, 2009. Gjykata në Ostravë i dënoi tre të parët me nga 22 vjet burg, ndërsa tëi katërtin me 20 vjet burg. Të katërtit u deklaruan të pafajshëm. Vajza dy vjeçare mori djegie të rënda në trup dhe disa muaj ndodhej në gjendje serioze. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Greqia s'gjen thesarin e Ali Pashes Wed 20 Oct 2010 - 11:54 | |
| Greqia ndëpret ëndrrat për gjetjen e thesarit të Ali Pashë Tepelenës. Trivela ( makineria shpuese) e cila duhej të arrinte dhjetëra metra nëntokë për të zbuluar thesarin e guvernatorit të territorit europian në perandorinë osmane, nuk arriti të nxjerrë në dritë therasin përrallor. Në vend të 30 tonëve arë dhe bizhuteri sonda ka shpuar në një shtresë me ujë duke shkaktuar përmbytjen e tërë zonës dhe detyron gjuetarin e thesarit Evangelos Dimas të heqë dorë nga sipërmarrja. Por sipërmarrësi greko- australian nuk dekurajohet. Mediat greke flasin për një tjetër sipërmarrje të tij: Kërkon të sjellë në dritë „thesarin e vërtetë të Priamit, mbretit te Trojës“. Gërmimet për thesarin e Ali Pashës kishin nisur në fshatin e vogël Vasiliki, 350 km në veri të Athinës. Makina shpuese pas dy ditësh punë dhe shumë të tjerave përgatitje kishte arritur 35 metrat thellësi, por pa gjetur asnjë gjurmë të therasit i cili kishte bërë të ëndërronte jo vetëm atë, Evangelos Dimas por të gjithë këshillin komunal i cili i kishte dhënë fushë të lirë veprimi në gërmime në këmbim të 10 % të thesarit nëse do të gjendej. Por Dimas nuk heq dorë “Do të kthehem pas 6 muajsh”- ka thënë greku australian, i cili sipas medias, po përgatitet për të gjetur një tjetër thesar të zhdukur, atë të Priamit. I ashtuquajturi thesari i Priamit u zbulua në fund të viteteve 800 nga arkeologu gjerman Schliemann. (s.g/ANSA/balkanWeb) | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Margaret Theçër shtrohet në spital Wed 20 Oct 2010 - 11:55 | |
| Ish kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Theçër (85) është shtruar në spital për t'u mjekuar nga infekcioni. Mediat britanike.transmetuan zëdhënësin e saj të ketë thënë thënë se gjendja shëndetësore e Theçërit nuk është serioze. Margaret Theçër ishte kryeministre në periudhën 1979-199 | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Klinton: Irani s'ka baza t'i gjykojë alpinistët Wed 20 Oct 2010 - 11:58 | |
| Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani nuk ka kurrfarë bazash për t’i nxjerrë para gjyqit dy alpinistët amerikanë të cilët ndodhen në burg në Iran. Alpinistët u burgosën para më shumë se një viti afër kufirit me Irakun. Klinton tha se ka raporte se amerikanët Xhosh Fatal dhe Shejn Bauer do të dalin para gjyqit në 6 nëntor. Ajo i bëri thirrje Iranit që për arsye humanitare t’i lirojë dy burrat, ashtu siç e liroi alpinisten amerikane Sara Shurd në shtator. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: CIA gaboi me informatorin që vrau 7 agjentë Wed 20 Oct 2010 - 11:59 | |
| Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, tha se oficerët e saj kanë dështuar që plotësisht ta hetojnë informatorin, i cili vjet i kreu sulmet vetëvrasëse në bazën në Afganistan, duke vrarë shtatë punonjës së CIA-s. Drejtori i CIA-s Leon Paneta, tha se gjetjet e task forcës që hetoi sulmin konkludojnë se janë bërë gabime gjatë kontrollit të historisë së jordanezit, i cili gjithashtu e humbi jetën në sulmin në dhjetor, 2009, në Khost. CIA gjithashtu ka zbuluar se nuk janë marrë masa të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga agjenti i dyfishtë i Al Kaidës. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Jordanezi dënohet me 24 vjet burg për komplot me bombë Wed 20 Oct 2010 - 12:01 | |
| Gjykata në Shtetet e Bashkuara e ka dënuar me 24 vjet burg jordanezin, i cili u përpoq ta hedhë në erë një rrokaqiell në qytetin Dallas të Teksasit. Hosam Smadi, 20 vjeçar, u shpall fajtor në muajin maj për përpjekje për përdorim të armëve të shkatërrimit në masë. Ai mund të dënohej me burg të përjetshëm. Smadi u arrestua në vitin 2009 pasi prokurorët thanë se ishte përpjekur të aktivizojë një automjet bombë fallso, e cila ishte kurdisur nga agjentët e FBI-së. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Obama: Venezuela mund të ndërtojë central bërthamor Wed 20 Oct 2010 - 12:02 | |
| Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se ai nuk ka vërejtje nëse Venecuela zhvillon energji bërthamore me ndihmën e Rusisë për qëllime paqësore. Obama tha se megjithate, si nënshkruese e Traktatit të Mospërhapjes së armëve bërthamore, Venecuela gjithashtu duhet t’i përmbushë obligimet e veta që të mos e shndërrojë në armatim asnjë sistem bërthamor. Javën e kaluar, presidenti i Venecuelës Hugo Çavez arriti marrëveshje në Moskë, sipas së cilës, Rusia do t’i ndihmojë Venecuelës për ta ndërtuar centralin e parë bërthamor. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Rompuj: Zgjidhja e emrit pengon fillimin e negociatave me BE-në Wed 20 Oct 2010 - 12:04 | |
| Me të njëjtën porosi, sikurse konkluzionet e Samitit të NATO-s në Bukuresh, presidenti i BE-së Van Rompuj e mbylli vizitën në Maqedoni: datë për fillimin e negociatave do të ketë kur të zgjidhet problemi me emrin. Presidenti i BE-së nuk la hapësirë për kalkulime për ndonjë rrugë tjetër të mundshme- që të merret datë, pa zgjidhjen e emrit siç apelonte kryeministri. “Fitova bindjen se presidenti Van Rompuj dhe presidenca blege mund të lehtësojnë me sukses marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në takimet e ardhshme të Këshillit Evropian dhe në përputhje me rekomandimet e vitit të kaluar të KE-së. E informova Rompjuin se fokus i qeverisë sonë mbeten dy çështje, zbatimi efikas i reformave dhe paralelisht dyfishimi i përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër. “BE përkrahë përpjekjet që do të çojnë deri në zgjidhje të pranueshme të përbashkët për emrin sa më shpejtë të jetë e mundur. Shpresoj se do ta zgjidhni problemin, problemi kyç vetëm nga zgjidha e të cilit do të mund t’i fillojmë negociatat”, deklaroi Herman Van Rompuj president i BE-së. Anëtarësimi në BE është kyç për zhvillimin dhe perspektivën e vendit, porositi Rompuj. Ai shprehu qëndrim identik me Grevskin se perspektiva evropiane dhe fillimi i negociatave janë me rëndësi edhe për kohezionin e shoqërisë multi-kulturore të Maqedonisë. Nga Rompuj, Gruevski morri edhe lëvdata për punën e bërë deri tani, por edhe drejtime të qarta për të ardhmen. “Përforcimi i pavarësisë së gjyqësorit, përmirësimi i efikasitetit të administratës publike dhe garancia e lirisë së të shprehurit, janë me rëndësi të veçantë për punën që duhet të vazhdojë vendi juaj. Është me rëndësi edhe zbatimi i tërësishëm i marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Herman Van Rompuj president i BE-së. Van Rompuj dërgoi një falënderim të posaçëm për angazhimin e ambasadorit evropian Ervan Fuere i cili është para përfundimit të mandatit. Shkupi ishte stacioni i dytë i turnit rajonal të presidentit të BE-së ku u takua edhe me presidentin Gjorgje Ivanov. Në mëngjes ishte në Mal Të Zi pastaj në Kosovë, ndërsa në fund shkon në edhe në Shqipëri. Gjithkund, ai po bart porosinë e përgjithshme që Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, por për çdo metropol edhe detyra të qarta para hapave të ardhshëm për euro integrimet. Bobi Hristov | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
|
| |
| Lajmet Ditore | |
|