| Lajmet Ditore | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Sat 2 Oct 2010 - 13:33 | |
| Kufiri pakistanez do të hapet sërish për NATO-n Ambasadori pakistanez në SHBA thotë se Pakistani ka për qëllim që të rihap pikat kufitare që shfrytëzohen nga forcat e NATO-s në Afganistan, mirëpo pasi të sqarohen çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë. Pakistani mbylli kufinjët në Kiber të enjten pasi helikopterë të NATO-s vranë 3 ushtarë të këtij vendi në anën pakistaneze të kufirit. NATO njoftoi se sulmet nga helikopteri ishin në vetmbrojtje pasi dikush nga toka kishte filluar t’i sulmojë ata. Ambasadori pakistanez në SHBA, Husain Hakani, i tha CNN-it amerikan se autoritetet urdhëruan mbylljen e kufinjëve për arsye sigurie pasi reagimi i opinionit në këtë vend ishte shumë i ashpër rreth vrasjes së ushtarëve pakistanez. Ai tha se konvojët që dërgojnë pajisje në Afganistan do të mund të lëvizin sërish pasi të arrihet nivel i knëaqshëm i sigurisë. Persona të armatosur sulmuan 25 kamionë të premtën që duhej të dërgonin naftë dhe pajisje tjera për forcat e NATO-s në Afganistan. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Bramertz: T'i vazhdohet presioni Serbisë për Mlladiqin Sat 2 Oct 2010 - 13:34 | |
| Shefi i prokurorisë së Tribunalit për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi ka kërkuar që Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë presionin ndaj Serbisë derisa ky vend ta arrestojë të dyshuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq. Shefi i Prokurorisë, Serge Bramertz, ka kërkuar që kjo kërkesë të bëhet një prej kushteve për anëtarësimin e Serbisë në BE. Bramertz i ka thënë gazetës belge, “La Libre Belgique” se është e rëndësishme që “BE të ruaj principin e kushtëzimeve të procesit të zgjerimit me bashkëpunimin e plotë me tribunalin.” Serge Bramertz gjithashtu ka thënë se “nuk ka më kohë. Tribunali për krimet e ish Jugosllavisë do të mbyllet pas tre apo katër vjetësh.” Ish shefi i ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiq, akuzohet për hartimin e rrethimit të Sarajevës, veprim ky që la 10 mijë njerëz të vrarë në vitin 1995 si dhe akuzë tjetër për të është edhe masakrimi i 8 mijë civilëve boshnjak në Srebrenicë. Mlladiq po fshehet që nga përfundimi i luftës në vitin 1995. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Afganistan: Vriten dy ushtarë të NATO-s Sat 2 Oct 2010 - 13:35 | |
| NATO njofton se dy ushtarë të saj që shërbejnë në kuadër të rocave të tyre në Afganistan janë vrarë pas shpërthimit të një bombe në lindje të Afganistanit. Aleanca Veri-Atlantike, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ushtarët u vranë të premten, mirëpo nuk ka dhënë detaje pë lokacionin apo nacionalitetin e ushtarëve. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Indonezi, përplasen trenat, 35 viktima Sat 2 Oct 2010 - 13:36 | |
| Një aksident hekurudhor në Indonezi shkaktoi vdekjen e të paktën 35 personave. Ngjarja u regjistrua në qytetin Petarukan, në qendër të ishujve Java, ku një tren që ndodhej në lëvizje është përplasur me një tjetër tren që ndodhej në stacion. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe dhjetra persona të tjerë. (TCH) | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme mbahen në mars Sat 2 Oct 2010 - 13:37 | |
| Ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se muaji mars i vitit të ardhshëm,mund të jetë koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat janë bërë të pashmangshme pas dorëheqjes së tij nga posti i presidentit. “Unë them se duhet të bëhen përgatitje të mira për të pasur një proces zgjedhor, i cili do të jepet shansin e barabartë për të gjithë njerëzit e Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre dhe kjo nënkupton kompletimin e shumë elementeve që janë të nevojshme, duke pasur parasysh në radhë të parë ligjin mbi zgjedhjet, që duhet të pësojë ndryshime esenciale në çështje kyçe, që janë pjesë edhe e marrëveshjes politike, por që janë pjesë edhe e asaj që mund të quhet harmoni të nevojshme në “normo-teknikë”, apo përputhjesh me ligje të tjera. Për ne është me rëndësi që do të kemi pajtimin besoj, këtë e shoh edhe në gjithë spektrin politik të Kosovës që ato të jenë të parakohshme në kuptimin e mos shkuarjes në nëntorin e vitit 2011, por që të lëvizë më herët, që të jetë ta zëmë në pranverën e hershme”,- theksoi Sejdiu. Ndër të tjera, ish presidenti Sejdiu e cilëson të panatyrshëm dhe të pa arsyeshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese që çoi në dorëheqjen e tij. Ai paralajmëroi vazhdimin e punës së tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Unë them se ka qenë një rrjedhë e panatyrshme dhe një vendim jo i arsyeshëm, i ngutshëm. E kam pranuar si të tillë, në kuptimin e ndjenjës sime për respekt ndaj institucioneve të vendit”,- tha Sejdiu. (m.a/BalkanWeb) | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: SHBA: Al Kaida dyshohet për komplotet në Evropë Sat 2 Oct 2010 - 13:38 | |
| Zyrtarë amerikanë të kundër terrorizmit thanë se ata besojnë që krerët e lartë të AL Kaidës, përfshirë Osama bin Laden, janë të involvuar në komplotet e fundit terroriste kundër qyteteve evropiane. Plani i cili parashihte të shtëna apo sulme të koordinuara në Britani, Francë dhe Gjermani, mban shenjën e AL Kaidës, ka thënë një zyrtar. Agjencia AP transmeton një zyrtar amerikan të inteligjencës të ketë thënë se detajet e drejtimit të planit apo bashkërendimit të tij ende nuk janë të qarta. Bin Laden dhe vartësit e tij të lartë besohet se fshehen në Pakistan. Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti. Evrope e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Milosavleviç: Bisedimet me Kosovën në fillim të vitit 2011 Sat 2 Oct 2010 - 13:40 | |
| Serbia shpreson që t'i nisë bisedimet mbi çështjet praktike me Kosovën në fillim të vitit të ardhshëm, tha ministri i Tregtisë, Sllobodan Milosavleviç. "Parashikimi im është se bisedimet do të nisin në fillim të vitit të ardhshëm...sa më shpejt të jetë e mundur", i tha ai agjencisë Reuters pas takimit me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel. Milosavleviç shtoi se çështjet e tregtisë do të duhej të jenë në agjendën e bisedimeve. "Kosova është një treg i rëndësishëm për Serbinë, për shkak të afërsisë dhe për shkak se njerëzit nga Kosova janë blerës shumë të mirë të produkteve serbe", ka thënë Milosavleviç. Evrope e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Bramertz: T'i vazhdohet presioni Serbisë për Mlladiqin Sat 2 Oct 2010 - 13:41 | |
| Shefi i prokurorisë së Tribunalit për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi ka kërkuar që Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë presionin ndaj Serbisë derisa ky vend ta arrestojë të dyshuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq. Shefi i Prokurorisë, Serge Bramertz, ka kërkuar që kjo kërkesë të bëhet një prej kushteve për anëtarësimin e Serbisë në BE. Bramertz i ka thënë gazetës belge, “La Libre Belgique” se është e rëndësishme që “BE të ruaj principin e kushtëzimeve të procesit të zgjerimit me bashkëpunimin e plotë me tribunalin.” Serge Bramertz gjithashtu ka thënë se “nuk ka më kohë. Tribunali për krimet e ish Jugosllavisë do të mbyllet pas tre apo katër vjetësh.” Ish shefi i ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiq, akuzohet për hartimin e rrethimit të Sarajevës, veprim ky që la 10 mijë njerëz të vrarë në vitin 1995 si dhe akuzë tjetër për të është edhe masakrimi i 8 mijë civilëve boshnjak në Srebrenicë. Mlladiq po fshehet që nga përfundimi i luftës në vitin 1995. Evropa e Lire | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
|
| |
| Lajmet Ditore | |
|