Myftiu i Serbisë, Muamer Zukorliç ka njoftuar sot se do të kandidohet për Kryetar të Serbisë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin maj.
“Kandidimi im është bazuar në besimin se shteti dhe shoqëria janë në buzë të dështimit dhe unë do të ofroj një program autentik për shpëtim e që është i pranueshëm për të gjithë qytetarët e Serbisë”, deklaroi myftiu Zukorliç në një konferencë për media në Novi Pazar.
Më datën 6 maj në Serbi do të mbahen bashkërisht zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.