Me kënaqësi të madhe mora një lajm sot se kandidati për kryetar të Gjilanit, z. Lutfi Haziri, në një deklarim të tij, ka dalë në mbrojtje të çështjes së shamisë. Ai, në të vërtetë, i ka dalë në mbrojtje të drejtës. Ai ka bërë interpretimin më të mirë të kushtetutës, e cila garanton të drejtat dhe se udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë, vështruar nga ky aspekt, është i padrejtë dhe në kundërshtim me kushtetutën.
Kjo duhet të jetë transparenca dhe sjellja qytetare e politikanëve tanë. Kjo është ajo që kërkojmë. Ne kurrë nuk ua kemi kërkuar karriget. Nuk e fsheh simpatinë që ndiej për politikanët që ma respektojnë fenë. Konsideroj se shembujt sikur Refki Suma në Han të Elezit, Ragip Begaj në Malishevë, e disa të tjerë, i nevojiten skenës sonë politike.
Por, ndërkohë që po shkruaja këto fjalë, lexova një reagim nga Ministria e Arsimit, e cila konfirmon udhëzimin famëkeq në fjalë dhe ia tërheq vërejtjen Lutfi Hazirit se në rast të ardhjes në krye të Gjilanit duhet ta respektojë atë.
Unë nuk dëshiroj që kjo çështje të politizohet. Unë po shpreh një admirimin timin për Lutfi Hazirin për shkak të një qëndrimi që duhet ta kenë të gjithë. Konsideroj se kjo deklaratë nga Ministria e Arsimit është dëshpëruese. Me këtë sikur po konfirmohet vullneti për të mos garantuar këtë të drejtë në mënyrë institucionale.
Evropiane të reja nuk janë vetëm ato që dinë të ecin gjysmëlakuriq, e pa shije madje edhe në salla sportive, pa protokoll dhe pa stil të veshjes, por edhe ato që ndjekin një kod të caktuar pasi që me dëshirë kanë përcaktuar stilin vet të veshjes, sjelljes dhe jetesës.
Uroj që Ministria të tërheq këtë deklaratë dhe të përmirësoj gabimin që iu ka kushtua me edukim disa vajzave tona thuhet kështu në një letër dërguar medieve nga Dr.Shefqet Krasniqi imam në xhaminë e madhe në Prishtinë dhe prof. në FSI./ekuilibër/