Për herë të parë në historinë e Turqisë moderne, parlamenti turk organizon një konferencë për të përkujtuar 150 vjetorin e vdekjes së sulltanit Abdul Mexhiti I.
Kryeparlamentari turk, Xhemil Çiçek ka urdhëruar të përgatiten ftesat për konferencën e cila do të mbahet në Stamboll me datë 17 Nëntor. Gjatë konferencës do të mbahen kumtesa prezantuese rreth figurës së sulltan Abdul Mexhitinb I. E veçanta e ftesave qëndron në faktin se janë printuar me emblemën osmane të sulltanit në fjalë, e cila deri pak kohë më parë, konsiderohej kundër idesë së shtetit laik turk. Ftesat u janë dërguar të gjithë parlamentarëve turq.
Sulltan Abdul Mexhiti I, ka jetuar mes 1823 – 1861 dhe hipi në fronin e sulltanit pas vdekjes së babait të tij. Asokohe, ai ishte vetëm 17 vjeç.
(AO)