Parlamenti turk ka arritur një kompromis për të shtuar një artikull në kushtetutën e re që do të lejojë gratë të vënë shami koke, përderisa punojnë në pozicione të shërbimit publik
Komisioni Kushtetues është duke kryer përpjekjet e tij për hartimin e një kushtetute të re civile.
Një artikull i ri mbi lirinë e ndërgjegjes, fesë dhe besimit, thotë: "Askush nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në praktikat fetare apo ceremoni që shprehin besimet fetare. Askush nuk mund të ndalohet nga përmbushja e kërkesave të besimeve të tyre fetare. "
Ndalimi i shamive në Turqi daton në 1980. Pas grusht-shtetit të vitit 1980, një rregullore e përcaktuar qartë tregonte se ndaloheshin shamitë e grave myslimane.
Gratë që mbanin shami ishin mohuar nga e drejta për t'u punësuar nga shteti.
Ndalimi u forcua në mënyrë të konsiderueshme pas 28 shkurtit të vitit 1997, kur ushtria rrëzoi një qeveri që konsiderohej "shumë fetare".
Aktualisht, zyrat shtetërore nuk punësojnë gratë që mbajnë shami, por pas kushtetutës së re, ky nuk do të jetë më problem.
Femrave të mbuluara u është mohuar punësimi edhe në shumicën e kompanive private, pavarësisht mungesës së një ligji që ndalon përdorimin e shamisë në këto biznese.
Një ndalim mbi bartjen e shamive në hapësirat universitare u hoq në vitin 2010. /mesazhi/