Lëvizja “Bashkohu” nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të
ditur se e ka anuluar protestën e paralajmëruar para ndërtesës së
Qeverisë së Kosovës, që ishte planifikuar të mbahej të premten.
“Deri te ky vendim ka ardhur pas deklaratës së ministrit Ramë Buja
publikuar sot në gazetën Express. Ministri Buja ka deklaruar se lejimi i
shamisë në shkolla publike është gjë e përfunduar dhe është çështje
kohe. Ministri Buja ka dhënë premtimin se do ta modifikoj udhëzimin
administrativ i cili e ndalon bartjen e shamisë në shkollat publike të
Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes “Bashkohu”.
Shkak tjetër për anulimin e kësaj proteste, sipas Lëvizjes
“Bashkohu”, është edhe protesta e paralajmëruar që të mbahet me të
njëjtën datë në ora 12:00 para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, e
organizuar nga veteranët dhe invalidët e luftës .
Lëvizja “Bashkohu” përmes kësaj komunikate i informon institucionet
gjegjëse dhe opinionin e gjerë se në rast se bartja e shamisë në
shkollat publike të Kosovë nuk lejohet deri në fillim të vitit të ri
shkollor ashtu siç ka premtuar edhe ministri i Arsimit, atëherë “ne do
t’i përdorim të gjithë mekanizmat legjitim deri në realizimin e të
drejtave tona”.
(Telegrafi)