Republika e Azerbajxhanit ua ka ndaluar mësueseve muslimanë bartjen e shamisë së kokës në shkolla
Ajdar Aghayev, president i Këshillit azerbajxhanas të
arsimit, tha se ndalimi hynë në fuqi me fillimin e vitit të ri
shkollor, duke shtuar se ky veprim ka për qëllim “krijimin e kodit unik
të veshjes së mësuesve”.
Vendimi për ndalim erdhi vetëm disa ditë pasi që 130.000 qytetarë
nënshkruan një peticion me anë të së cilit ftojnë presidentin Ilham
Aliyevin ta anuloj ndalimin e bartjes së shamisë së kokës nëpër shkolla.
Që nga dhjetori i vitit 2010, autoritetet azerbajxhanase i pengojnë
vajzat muslimane të bartin shami në shkolla . Baku, gjithashtu, u ndalon
besimtarëve musliman praktikimin e hapur të fesë.
Aktivitete të tilla të qeverisë antifetare kanë shkaktuar trazira në këtë vend me shumicë muslimane.
Azerbajxhanasit duan që qeveria t’i respektoj vlerat fetare dhe në këtë mënyrë të parandaloj futjen e vendit në krizë./IGJ/