Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Azerbajxhani kujton masakrën në Hoxhali: Kriminelët duhet të ndëshkohen | |
- Shumë qytetarë të Azerbajxhanit me vizitën e monumentit "Thirrja e Nënave" në Baku nderuan 613 civilët e vrarë nga ushtria Armene më 26 shkurt të vitit 1992 në Hoxhali, raporton Anadolu Agency (AA). Në shënimin e përvjetorit të 23-të të masakrës në fshatin Hoxhali, kur forcat ushtarake Armene vrarë 613 civilë, në gjithë Azerbajxhanin sot mbahen një numër programesh për të përkujtuar viktimat. Ngjarja qendrore u mbajt në monumentin e viktimave të masakrës në Hoxhali, ndërsa në Baku të pranishëm ishin presidenti i Azerbaixhanit, Ilham Alijev, kreu i diplomacisë Turke, Mevlut Cavusoglu, zyrtarë të shumtë, familjet e viktimave dhe qytetarë. Pas manifestimit qendror, qytetarët vizituan monumentin për të nderuar viktimat e masakrës. Shumë qytetarët para monumentit vendosën lule dhe bënë lutje për viktimat. Në mesin e vizitorëve ishin edhe të mbijetuarit e masakrës, si dhe anëtarë të familjeve të viktimave. Hatira Orucova, 31 vjeçe për AA tha se në ditën e masakrës, ushtarët armen par syve të saj ia vranë prindërit. Orucova, e cila atëherë ishte tetë vjeçe, tha se ata deri sa flinin në shtëpi, papritmas dëgjuan të shtëna dhe u strehuan në pyll, ku ishte me nënën e saj, babain, vëllezërit dhe motrat. Ajo tha se në pyll ka mbetur gjithë natën. "Atëherë isha e vogël dhe më vinte ftohtë. Armenët qëllonin mbi ne nga të gjitha anët. Nëna dhe babai u vranë në atë vend. Atëherë humba dhe një motër që ishte gjashtë vjeçe, tezen dhe xhaxhin tim. Unë jam plagosur në dy vende. Më shpëtoi daja duke më mbajtur në krahë. Pastaj u kurova në Baku," tha Orucova, duke shtuar se dëshira e vetme e saj është që kriminelët të dënohen. "Duam që të ndëshkohen ata që na e kanë bërë këtë dhe bota të mos hesht për atë që ka ndodhur," tha Orucova. Ganire Abilova, e cila në masakër e kishte humbur fëmijën, ka thënë se pavarësisht se kanë kaluar 23 vite, akoma nuk ka harruar dhimbjen të cilën e ka përjetuar. Ajo shpjegoi se djali i saj ka punuar si polic në Hoxhali në kohën kur ka ndodhur masakra. "Djali im ka ndihmuar të shpëtojnë shumë gra dhe fëmijë që të kalojnë lumin Gargar. Ai u kthye në Hoxhali për të shpëtuar edhe të tjerë njerëz, por atje u vra," tha Abilova. Edhe në qytete tjera të Azerbajxhanit janë mbajtur programe përkujtimore të masakrës në Hoxhali. Masakra e ushtrisë armene në fshatin Hoxhali ishte ngjarja më e përgjakshme në luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, e cila u zhvillua në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar për shkak të zonës së kontestuar Nagorno-Karabak. Në fund të janarit të vitit 1992, ushtria armene plotësisht rrethon Hoxhalinë, dhe më 25 shkurt filloi operacioni i ashpër i armatosur për marrjen e territoreve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjenocidit në Hoxhali janë vrarë 613 civilë, përfshirë 106 gra dhe 83 fëmijë, 487 persona pësuan plagë të rënda. Forcat armene arrestuan 1.275 persona, prej të cilëve 150 janë ende të pagjetur.:
| |
|