“Unë do të kryej një sulm kundër pushtuesve”, kishte paralajmëruar një ditë më parë autori i masakrës që ndodhi mëngjesin e sotëm në Zelandën e Re. Por nuk u ndalua sepse ai nuk ishte në listën mbikqyrëse të terrorizmit, shkruan dailymail, transmeton Gazeta Express I dyshuari kryesor i masakrës në Christchurch në Zelandën e Re, terrorist Bernton Tarrant, me sa duket u zotua të vriste muslimanët një ditë përpara sulmit – kjo u bë e ditur pas aktit të tmerrshëm nga ndjekësit e tij në mediat sociale.
Një përdorues anonim, i cili mendohet të jetë Tarrant, shkruan në faqen e famshme të ditarit të djathtë “8Chan” të enjten: “Unë do të kryej një sulm kundër pushtuesve dhe do ta bëjë drejtpërdrejt përmes Facebook-ut”.
Ai e bëri këtë gjë, filmoi ngjarjen e tmerrshme derisa kreu sulmin. Pamjet u shpërndanë gjithandej në mediat botërore.
Tarrant gjithashtu publikoi imazhe të municioneve dhe armëve të tij në mediat sociale përpara sulmit.
“Por ai nuk u kap nga policia sepse ai nuk ishte në listën mbikqyrëse të terrorizmit”, shkruan më tej dailymail.
Tarrant gjithashtu u tha ithtarëve të tij të lexonin shkrimin e tij prej 73 faqesh që ai e postonte në internet në mënyrë që të kujtohej.
Postimi u shkrua nga një emër anonim, por u shpërnda gjerësisht në mediat sociale nga përkrahësit e Tarrantit.
Pasi filloi sulmi, tifozët brohorisnin me deklarata të mbështetëse për të. Madje, ata flisnin për sulmin dhe e lavdëronin terroristin për rolin e tij në masakër.
Një përdorues tha se ishin ‘të trishtuar’ që vetëm 40 muslimanë ishin vrarë nga Tarrant.
“Mjerisht ai nuk mori pothuajse mjaftueshëm prej tyre,” tha përdoruesi.
Një përdorues tjetër mendonte se çdo njeri duhet të shkonte në një xhami dhe të vriste pa mëshirë njerëz të pafajshëm.
“Nëse çdo njeri kishte përkushtimin dhe vendosmërinë e tij, ne do të jetonim në një vend shumë më të mirë”, tha përdoruesi.
Sidoqoftë, katër persona janë arrestuar mbi sulme të dy xhamive që la 49 të vdekur dhe 48 të lënduar në ‘ditën më të errët’ të Zelandës së Re.
Një njeri i armatosur, i cili e identifikoi veten si Brenton Tarrant nga Grafton në Uellsin e Ri Jugor, sulmoi Xhaminë Al Noor në Christchurch në ishullin e Jugut të vendit rreth orës 13.30, duke hapur zjarr me një pushkë gjysmë automatike dhe një pushkë mbi qindra adhurues të pambrojtur që morën pjesë në lutjet e së premtës.
Një video 17-minutëshe të tmerrshme, terroristi shfaqet duke gjuajtur pa mëshirë njerëzit.
Nga 49 viktima, 41 u vranë në xhaminë e Al Noor dhe shtatë në xhami në Linëood Avenue. Tre ishin jashtë xhamisë. Një 49 vjeçar vdiq në spital.
Po ashtu 48 persona u dërguan në Spitalin e Christchurch nga plagët e marra prej armës së zjarrit, 20 janë në gjendje kritike.
Pas këtij sulmi, Zelanda e Re u vendos në ‘alarm të lartë’./Gazeta Express/