I akuzuari kryesor në sulmet në dy xhami në Christchurch, Brenton Tarrant, është shfaqur përpara gjykatës mëngjesin e së shtunës sipas kohës lokale në Zelandën e Re. Me veshjen e bardhë të të burgosurve dhe me pranga në duar, 28-vjeçari është akuzuar vetëm për vrasje, por pritet që mbi të të rëndojnë edhe të tjera akuza.
Ai do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e ardhshme.
Edhe dy të tjerë janë në paraburgim, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penal.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, tha se Tarrant kishte pesë armë dhe zotëronte licencë për mbajtje armësh, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshime në ligjet për armëmbajtje.