Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Mursi dhe të tjerët sot para gjykatës | |
- Presidenti i rrëzuar i Egjiptit, Muhamed Mursi dhe shtatë të pandehurit tjerë arritën në gjykatë në Kajro për seancën e nëntë të gjykimit nën akuza për nxitje të vrasjes së protestuesve jashtë pallatit presidencial Itihadiya në vitin 2012. “Të gjithë të pandehurit kanë arritur në gjykatë mes masave të forta të sigurisë,” kanë thënë burimet e sigurisë për Agjencinë Anadolu. Në seancën e fundit të martën avokatët mbrojtës kërkuan përjashtimin e gjyqtarëve, për arsye se njëri prej tyre kishte dhënë opinion në media lidhur me rastin. Shfaqja televizive e gjyqtarit është në kundërshtim me ligjin, dhe obligoi gjykatësit drejtues të ndërpresin senacën. Mursi, presidenti i parë i Egjiptit zgjedhur me vota të lira, aktualisht përballet me katër çështje penale, duke përfshirë akuza për spiunazh, arratisje nga burgu dhe fyerje të gjyqësorit./mesazhi/:
| |
|