Kur Sultan Muhamed II pushtoi Konstandinopojen
(1453) ai u fut ne katedralen e St. Sofise ku ishin mbledhur te gjithe
prifterinjte per te shpetuar, i takoi ata me respekt te madh dhe i
siguroi se ai do te mbeshteste personalisht cdo kerkese nga ana e tyre
dhe se ata nuk kishin shkak pse te friksoheshin. Ata te cilet paten
ardhur atje nga frika, te ishin te sigurt
dhe te ktheheshin ne shtepite e tyre pa frike. Me vone Muhamedi II
filloi te zgjidhte edhe problemet e kristianeve. Ai u dha atyre siguri
se ata do te mund te ndiqnin ligjet e tyre, detyrimet fetare, dhe
zakonet si dhe perdorimin e kishave. Por jo vetem kaq, ai i autorizoi
prifterinjte qe te zgjidhnin vete patriarkun e tyre (Bishopin) te cilet
zgjodhen Jenadeusin. Ne kete rast Sultani gjithashtu urdheroi festime te
medhaja te cilat zakonisht ishin bere gjate qeverisjes se Bizantineve.
Ai i tha patriarkut se ai do te ishte miku i tij ne te gjithe kohen dhe
ne te gjitha vendet, dhe se ai do te kishte po ato te mira dhe
privilegje te cilat kishin patur te gjithe parardhesit e tij. Mbas kesaj
Sulltani i ofroi atij nje kale te bukur si dhurate dhe i keshilloi nje
nga mbrojtesit e tij qe ta mbronte, dhe oficere te larte e shoqeruan ate
per ne pallatin etij qe Sulltani pati ndertuar per te. Pastaj Sulltani
shpalli se ai i pranonte ligjet e kishes ortodokse dhe se patriarku
duhej ti mbronte ato. Te gjitha te mirat te cilat kishin nje rendesi
arkeologjike dhe gjerat e tjera te braktisura dhe qe ishin marre nga
njerezit gjate luftes, ai i bleu dhe ia u ktheu ato kishave dhe
institucioneve te tjera.
Sulltan Muhamedi, ngadhenjimtari ia u
dha kete trajtim Kristianeve megjithese nuk kishte asnje marreveshje
midis tij dhe kristianeve ne kohen e pushtimit te Konstandinopojes, dhe
per te cilen ai do te kishte detyrim qe t'i permbahej. Ky privilegj dhe
ndihme u ofrua nga ai vetem per shkak te natyres se tij bamirese dhe
dashamirese. Ishte pikerisht ky trajtim i mire i tij qe beri popullin e
Konstandinopojes te ndjente se nen regjimin islamik ata do te jetonin ne
paqe dhe liri madje dhe me mire se nen qeverite Bizantine.
* * *
Trajtimi i mire nga ana e Udheheqesve Osmane
Ngjashmerisht, udheheqesit osmane vazhduan me kete trajtim te mire te
popujve kristiane ne tokat e pushtuara, per shembull ne Bullgari dhe ne
Greqi, nje trajtim i tille atyre nuk u ishte bere madje as nga Evropa
vete. Kete mund ta shohim ne faktin se ne Hungari dhe Transilvani
ndjekesit e Kliffonit dhe kristianet e bashkuar te Transilvanise, ne
vend qe te dorezonin veten e tyre sektit kristian te shtepise se
Habsburgut, preferuan te jetonin ne autoritetin turk per nje kohe te
gjate. (Habsburg ishte nje familje gjermane, qe e pati marre emrin nga
Keshtjella e Habsburgut prane Aaranit ne Zvicer, te cileve u perkisnin
Austria si dhe shume nga Perandoret e Shenjte Romake nga 1273 deri me
1918. Sektet protestante te Silezise kerkuan dhe fituan lirine fetare
vetem gjate qeverisjes muslimane.
* * *
Trajtimi e Kristianeve Europiane nga Vellezerit e tyre
Ne kohen kur kur ky trajtim i mire dhe fisnik u behej kristianeve nen
ligjin turk, paragjykimet fetare ishin ne kulmin e tyre. Qeveritaret qe
kishin keto paragjykime tentonin te shtypnin cdo sekt fetar pervec te
tyren. Dhe po ashtu te gjitha sektet fetare ishin ne lufte kunder njeri
tjetrit, gjaku derdhej lirshem dhe nuk kishte siguri per jeten. Gjate
shekullit te 17, patriarku i Antiokut, Makkarios, shkruan per tiranite e
sekteve katolike romake te Polonise kunder sekteve ortodokse:
"Ne qajme hidhur humbjen e atyre mijera martireve te cilet u vrane nga
katoliket romake te pashpirt dhe armiq te fese gjate dyzet apo pesedhjet
vjeteve dhe numri i te cileve arrin rreth shtate dhjete mije. O ju
tradhetare! Dhe o ju mekatare! O ju krijesa pa zemer! Une iu pyes kush
ishte faji i murgeshave qe faleshin ne kisha. Pse iu vute atyre shpaten?
Dhe si ishin duke bere mekate grate e tjera? Per cfare krimi femijet,
virgjereshat dhe vajzat e vogla u rrembyen? Perse i vrate? Pse une nuk
duhet t`i quaj ata shpirterat e denuar te Polonise kur ate kane
vertetuar me veprat e tyre se jane me kriminele dhe te poshter se
idhujtaret keqberes qe futnin krimin midis kristianeve. Duke shtypur
kristianet ata punonin duke pasur ne mendje shkaterrimin kishen
ortodokse nga faqja e dheut. Zoti me meshiren e Tij te pakrahasueshme
mbrofte qeverine turke per te gjithe kohen, ata i dine detyrimet e tyre
(xhizja), dhe nuk kane ndonje deshire te keqe kunder besimeve te tjera -
qofshin ata kristiane, nazarene, hebrej apo Smaritane. Por Polaket e
mallkuar nuk u mjaftuan vetem me taksat, me gjithe faktin se kristianet
ishin shpirterisht te pergatitur t`u sherbenin atyre, por ata ia u dhane
kristianet hebrejve kriminele, te cilet jane armiqte e kristianeve me
zemer, dhe nuk lejuan kristianet qe te ndertonin qofte edhe nje kishe,
dhe as nuk lane gjalle ndonje prift qe t'u mesonte atyre fene."
* * *
Fanaticizmi i Kristianeve Vete kunder Kristianeve
Ne kundershtim me ate qe beri Sulltan Muhamedi II ne Konstandinopoje
tani le te konsiderojme cfare europianet kristiane iu bene vellezerve te
tyre, kristianeve ortodoks kur ata pushtuan Konstandinopojen me 1204
e.r. Per ta bere kete sa me te besueshem po permend nje fjalim te Papa
Inoçentit III. Ai thote:
" Detyra e ndjekesve te Jezusit dhe
mbeshtetesve te fese eshte qe te kthejne shpatat e tyre kunder armikut
me te madh te kristianizmit (d.m.th. Islamit). Por eshte nje fatkeqesi e
vertete qe ata derdhen gjakun e vete kristianeve, gje e cila u ishte
ndaluar atyre nga feja. Por ata nuk e vune ujin ne zjarr per kete, dhe
derdhen shume gjak. Ata nuk respektuan besimin, nuk bene dallim midis
sekseve dhe moshes, ne kete gjaderdhje. Ata bene krime dhe perdhunime ne
mes te dites. Murgeshat, nenat e femijve dhe virgjereshat mbeten pa
asnje ndihme perpara ketyre maskarenjve te etur dhe bishave te kesaj
ushtrie, te cilat mund te themi perpine cdo gje. Keta hajdute dhe
mekatare nuk u mjaftuan vetem me vjedhjet e mbretit dhe te aristokrateve
te tjere, po shkateruan, grabiten dhe rrafshuan edhe tokat dhe pasurite
e tjera te kishave. Ata madje i cshenjteruan edhe kishat, duke u
rrembyer atyre portretet e shenjta, kryqet dhe ikonat."
Historiani i mirenjohur Çarl-Dale shkruan:
"Kjo ushtri, e dehur me fuqi, u fut ne katedralen e St. Sofise,
shkaterroi librat e shenjta dhe shkeli me kembe portretet e martireve.
Nje grua e korruptuar u ul ne karrigen e patriarkut, dhe filloi te
kendonte me ze te larte. Te gjitha gjurmet e njohurise fetare u zhduken
nga qyteti, dhe statujat e arta dhe te argjenda u shkaterruan per te
marre materialin per berjen e monedhave te tyre te arte dhe te
argjendit."
Po ashtu edhe murgjerit te cilet i kishin pare me
syte e tyre keto skena te dhimbshme e paten permbledhur keshtu evidencen
e tyre:
"Fakti eshte se ndjekesit e Muhamedit asnjehere nuk i
bene ketij qyteti ate trajtim i cili iu be nga murgjerit, dhe te devotet
e Krishtit."
Po. Pa dyshim muslimanet nuk bene asnje nga keto
kur pushtuan kete qytet (Konstadinopojen), sic duket qarte nga sjellja e
Sulltan Muhamed Fatih. Dhe muslimanet, per aq kohe sa ishin besimtare,
nuk u lejohej qe te shfaqnin mendjelehtesi dhe te synonin madje t`u
afroheshin gjerave te tilla te turpshme, sic u bene nga katolike romake,
ndjekesit e Krishtit kunder ndjekesve te tjere te tij, te cilet paten
hyre ne besimin ortodoks.
"Prej qe ekziston kjo botë,plaqke më
të madhe se në Konstatinopol nuk kemi pasë " (Katoliku Zhofroa de
Vilerden,njeri prej udheheqesve te kryqezatave qe u bene në
Konstantinopol)
Wed 29 Feb 2012 - 19:11 nga Albi-ibro