Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Xhamia Blu ose ( Sulltan Ahmet ) | |
- Eshte e vetmja xhami me 6 minare në Turqi,Këtu dallohet qartë madhështia dhe fuqia e peradorisë Osmane,estetika dhe arti i zbukurimit të asaj periudhe,Kjo xhami është ndërtuar në periudhën e Sulltan Ahmetit nga kryearkitekti Sedefkar Mehmet Aga.
- Në ceremoninë e hapjes së themelit ka marë ...pjesë edhe vetë Sulltan Ahmeti i cili ka hedhur edhe kazmën e parë.Kjo kazëm prej floriri tani gjëndet në Muzeun Topkapi Saray. Kjo Xhami e përfunduar në 9 qershror 1617 është një kryevepër e arkitekturës Osmane,është 72 m e gjatë dhe 64 m e gjerë. Në minaret e kësaj xhamie ka gjithësej 16 ballkone diametri i kubesë është 33,60 m, është 2,60 m më i gjerë se diametri i kubesë s Shën Sofisë.Lartësia e Kubesë nga toka është 43m.Xhamia në sajë të 260 dritarëve ka një ambient të freskët 21,044 gurrë të vegjël zbukurimi me ngjyrë blu ose jeshile i japin një bukuri të rralë kësaj faltoreje që rralë mund t'i gjendet shoqe.Emri orgjinal i kësaj xhamie është xhami Sulltan Ahmet, por të huajt kësaj kryevepre arti i kanë dhënë emrin Xhamia Blu.
Shkruar nga Historiani :Bujamin Salija | |
|