Vizitor Vizitor
| Titulli: Sulltan Mahmudi dhe beu I tij I priviligjuar Thu 28 Oct 2010 - 19:55 | |
| - Cito :
- Sulltan Mahmudi e kishte një skllav me emrin Ijaz. Një ditë bejlerët e pyetën Sulltanin:
Çfarë aftësie ka Ijazi që e bën më të çmuar nga të tjerët që merr një rrogë më shumë se tridhjet të tjerët. Sulltan Mahmudi nuk I përgjigjet menjëherë kësaj pyetjeje. Pas disa ditëve, bashkë me bejlerët dalin në gjueti.Duke shkuar në gjueti shohin se pak përpara kishte qenë duke kapërcyer një kravan. Sulltan Mahmudi e thir njërrin nga bejlerët dhe i thotë: Shko pyete, ta shohim se nga vejn karvani? Beu shkon atje dhe pas disa minutave kthehet përsëri: Zotëri karvani vjen nga rajoni I Reut. Sulltan Mahmuti pyeti: Po mire, nga është duke shkuar?Beu nuk mund t`I përgjigjet. Pastaj dërgon një tjetër :Edhe ai shkon dhe pas disa minutash kthehet dhe thotë: Zotëri, po qenka duke shkuar për në Jemen. Sulltani pasi që e pyet se çfarë lloj ngarkese mbanë karvani, edhe ky nuk mund t`I përgjigjej. Edhe kësaj radhe çon një tjetër. Edhe ai kthehet , duke iu përgjigjur se janë duke mbajtur çdo lloj ngarkese. Pasi që Sulltani e pyeti se kur paskan nisur nga Reu edhe ky nuk mund t`i përgjigjej. Sulltani në të njëjtën mënyrë I dërgon të tridhjet bejlerët, por asnjëri nuk kthehet me informatat e duhura. Sulltani më në fund e thir Ijazin.
Ijaz shko e shihe se nga është duke ardhur ky karvan? Ijazi drejtohet kah Sulltani dhe I përgjigjet: Zotëri, ngaqë e dija se do të merakoseni dhe do të informoheni në lidhje me karvanin, unë shkova dhe u interesova në lidhje me karvanin menjëherë sapo u shfaq. Karvani është duke ardhur nga rajoni I Reut dhe është duke shkuar për në Jemen. Si ngarkesë është duke i mbajtur këto mteriale, kaq kuaj dhe kaq deve janë gjithsej. Në karvan janë kaq nga ta janë të armatosur… Ijazi e informoi Sulltanin rreth karvanit deri në hollësirat më të vogla. Kurse bejlerët e dëgjonin Ijazin me gojë hapur. Ijazi në lidhje me karvanin dhe më shumë informata se sa dhanë të tridhjetë bejlerët. Sulltani kthehet kah bejlerët dhe u thotë: A e kuptuat tani se pse Ijazit I jap një rrogë që është sa rroga e tridhjetë personave . Siç mund ta shihni edhe kjo rrugë bile është pak për të. |
|