Filmi
“Kurtlar Vadisi – Lugina e ujqve”, pjesa për Palestinën, që prodhohet
në Turqi, dhe që trajton politikën e Izraelit ndaj palestinezëve, është
shfaqur në të tërë Turqinë.
Regjisori i këtij filmi serik, anti-izraelit, Bahadur Uzdonar, në një
deklaratë për Press TV, në Stamboll, është se shprehur se filmi i tij
ka për qëllim që t’i vë në pah faktet e regjimit izraelit ndaj
palestinezëve. Filmi shfaq disa skena mbi luftën e komandosëve izraelit
para dhe gjatë sulmit të anijes “Mavi Mamara-së.
Shfaqja e këtij filmi ka filluar të premten dhe ka hasur në zemërimin e zyrtarëve izraelit dhe të konsultave të tyre.
Kompania turke, që edhe prodhon këtë film, vitin e kaluar,
gjithashtu, e distribuoi epizodën e filmit në të cilën tregohet se si
kidnapohen fëmijët nga ana e zyrtarëve izraelitë, spiunë të organizatës
së Mosadit.
Si pasojë e acarimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë, ku
si shkak ishte filmi “Kurtlar Vadis – Lugina e Ujqve”, Turqia e tërhoqi
ambasadorin e saj nga Tel Avivi.