Ushtria izraelite ka filluar sot të heq një pjesë të rrethojës kontestuese përgjatë Bregut Perëndimor, e cila konsiderohet se i takon territorit
palestinez.
Rrënimi i një pjese të rrethojës afër fshatit palestinez Bilin filloi katër vjet pasi Gjykata Supreme e Izraelit urdhëroi heqjen e rrethojës. Gjykata pati hedhur poshtë argumentet e ushtrisë izraelite “se rrethoja ështëe domosdoshme për t’u mbrojtur lagjja izraelite”.
Ushtria izraelite njoftoi e ka filluar me rrënimin e një pjese të rrethojës në gjatësi prej 3.2 kilometra dhe e ka zëvendësuar me mur në gjatësi prej 2.7 kilometra afër lagjes, kurse punimet do të duhej të kryheshin deri në fund të javës së ardhshme.Fshati Bilin ka humbur gjysmën e tokës për shkak të rrethojës, kurse
protestat gjatë viteve të kaluara shpesh shndërroheshin në konflikte me ushtrinë izraelite.
Ndërtimi i rrethojës ka filluar nga fundi i vitit 2002, në kohën e valës së sulmeve vetëvrasëse nëpër qytetet izraelite, me qëllim të parandalimit të hyrjes së sulmuesve palestinezë.Mirëpo, rrethoja depërton në Bregun Perëndimor, kurse kritikët konsiderojnë se ajo është planifikuar për t’iu plaçkitur tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre.
Parashihet se rrethoja e re, kur të jetë e përfunduar do të përfshijë 6-8 për qind të Bregut Perëndimor. Me trasenë e re palestinezëve do t’iu kthehen rreth 55 hektarë tokë, ndërsa si ka njoftuar ushtria palestineze, projekti do të kushtojë 9 milionë dollarë.Aktivistët në Bilin thanë se nuk do të ndërpresin protestat, duke
vlerësuar se rrethoja nuk është ngritur për arsye të sigurisë, por për t’iu rrëmbyer toka palestinezëve dhe për të ndërtuar në ato toka lagje çifute./koha/