Disa muaj që prej rrezimit të presidentit Muhamed Mursi, ekonomia egjiptiane po përkeqësohet. Duke u përballur me çmimet e larta në produktet e domosdoshme dhe me një papunësi në rritje, grusht shteti ushtarak vetëm sa i ka kontribuuar varfërisë. Po kjo qeveri jolegjitime nuk po bën asgjë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve të zakonshme egjiptiane, të cilat kanë filluar të përballen edhe me urinë.
Studimet e fundit tregojnë se çmimet e frutave dhe perimeve janë rritur 100 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Çmimi i patates është 4,25 £ egjiptian për kilogram në krahasim me 2,25 £ egjiptian gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Rritja e cmimeve u atribuohet edhe rritjes së kostos së transportit.
Çmimi i veshjeve gjithashtu u rrit me një mesatare prej 45 për qind në gusht dhe shtator, duke shfrytëzuar festën e Bajramit dhe fillimin e vitit të ri akademik.
Grusht shteti ushtarak ka vënë ekonominë e Egjiptit në një klimë të ashpër që dobëson edhe më tej standardin e jetesës. Shkalla e inflacionit qëndron në 13 përqind (Mursi e kishte ulur në 7.5 për qind), ndërsa prodhimi i grurit vazhdon të përkeqësohet
Grusht shteti ka dështuar për të mbajtur nën kontroll krizën ushqimore, duke preferuar të përdorë zgjidhje të cilat hapin rrugën për tregun e zi, për të shfrytëzuar publikun egjiptian edhe më shumë se zakonisht. Shkalla e lartë e inflacionit ka bindur shumë egjiptianë për t'u bashkuar me aktivitetet kundër grushtit të shtetit.
Qendra për sondazhe dhe opinion publik zbulon se 74 përqind e egjiptianëve, pra pothuajse 60 milionë njerëz, janë të prekur nga rritjet e çmimeve. /mesazhi/