Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave ushtarake të Egjiptit Abdel Fatah al-Sisi njoftoi sot se është suspenduar Kushtetuta e këtij vendi, duke shtuar se do të formohet një qeveri e përkohshme teknokrate, njofton “trt”.
Ai tha se funksionin e presidentit deri në zgjedhjen e tij do ta kryej kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Me këtë grusht shteti përmbyset presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pas Mubarakut. Kryeminsitri i Egjiptit është dënuar me një vit burg pasi që u hoq nga detyra.