Një delegacion i huaj juridik u ka paraqitur një kërkesë autoriteteve gjyqësore egjiptiane për të marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit të presidentit Muhamed Mursi, i cili është planifikuar të fillojë më 4 nëntor.
Delegacioni përfshin dhjetë aktivistë nga Hollanda, Zvicra, Franca dhe Britania e Madhe, duke përfshirë gjyqtarë dhe avokatë të shquar, thanë burimet egjiptiane për Anadolu Agency.
Delegacioni do të mbërrijë në Egjipt të premten për një vizitë pesë -ditore, thanë burimet.
Burimet gjyqësore konfirmuan se Gjykata e Apelit në Kajro kishte pranuar kërkesën e delegacionit të lartë.
Delegacioni gjithashtu do të bëjë vizita në disa objekte të burgjeve për të shqyrtuar kushtet aty. Axhenda e tyre përfshin gjithashtu takime me egjiptianët të prekur nga trazirat që kanë pllakosur vendin që kur Mursi u rrëzua nga grushti ushtarak më 3 korrik.
/mesazhi/